Rrëfehet Flurim Shabi: Ja çfarë ndodhi në rastin e vrasjes së Fidan Shabit

0
1353

Fidan Shabi

Flurim Shabi, anëtar i familjes Shabi thotë ka bërë një ankesë në Gjykatën Supreme në Prishtinë që rasti i të ndjerit Fidan Shabi të rikthehet në rigjykim.

Lexojeni deklaratën e plotë të Flurim Shabit:

Unë FLURIM SHABI anëtar i familjes Shabi kam bërë një ankesë në gjykatën supreme në Prishtinë që rasti i Fidan Shabit të kthehet në rigjykim për arsye se është shumë më i komplikuar se sa duket për Gjykatën e Qarkut në Pejë, ne akoma nuk e dimë motivin e vrasjes së vllaut tim.

Në këtë rast ka pasur shumë shkelje ku këtu hyn korruptimi, fshehja e provave, mos marrja në pyetje e shumë personave që janë të implikuar në këtë krim ku një ndër ta është ish burri i Besarta Kastratit Xhevdet Kelmendi për të cilin ka prova te mjaftueshme që dëshmojnë se është ndër kryesorët e kryerjes së krimit. Ka edhe emra të tjerë siç janë prokurori i EULEX-it, disa hetues të krimeve serioze në Pejë dhe shumë miq të Xhevdetit, por nuk do t’i përmendim emrat e tyre për arsye të mos pengimit të hetimeve.

Unë jam duke punuar me hetuesinë e një shteti të Evropës së bashku me dy prokurorë për zbardhjen e rastit të vllaut tim, ku kjo vrasje është një zingjir vrasjesh. Siç dihet për rastin e Fidanit janë dënuar Besarta Kastrati-Harxhi 29 vite dhe Arian Lluka 8 vite, mirëpo edhe në këto dy dënime është bërë shkelje tejmase, unë nuk e mohoj që Besarta Kastrati nuk është e involuar në rast por dënimin që ka marrë ajo e meritojnë të tjerët që janë në liri.

Poashtu edhe Arian Lluka është i involvuar në rast po fal korruptimve që kanë bërë axha i tij Ekrem Lluka dhe shumë biznismenë të tjerë, ai tani gëzon lirinë. Një ndër të korruptuarit nga familja Kelmendi është një prokurorë i EULEX-it i cili më mbajti mua 8 muaj në burg dhe më bëri akuza kinse unë jam i involvuar në 12 vrasjet e familjes Kelmendi, por pafajësia ime u vërtetua një muaj pasi e masakruan vëllaun tim.

Këtu shihet që qëllimi i tyre ka qënë që Fidani të kidnapohet gjatë kohës që unë isha në paraburgim dhe të merret në pyetje duke ushtruar dhunë ndaj tij, ku këtë e dëshmojnë edhe fotot e ekspertizës, gjithashtu është edhe video e xhiruar nga mafia duke e maltretuar Fidanin, duke e marrë në pyetje për mua dhe shokët e mi se a jemi të implikuar në vrasjet e familjes Kelmendi, kjo video është në duart e disa policëve.

I njëjti prokuror ka marrë pjesë edhe në seancat e gjykimit të rastit të Fidan Shabit duke e luajtur rolin e mbikqyrësit të kësaj lande, dhe gjatë dhënies së deklaratave nga dëshmitarët e rastit të cilët kur kanë përmendur familjen Kelmendi si pjesëmarrës në krim ky prokurorë gjithmonë ka ndërhy që të mos fajësohet familja Kelmendi. Pas përfundimit të gjykimit të këtij rasti ky prokuror del në pension dhe ikën në shtetet e jashtme duke harxhuar paratë që ka marrë për shumë krime që kanë ndodhur në Pejë, kjo vërtetohet nga vet Xhevdet Kelmendi i cili ka qenë para disa muajve në Gjermani duke ngrënë drekë me prokurorin në fjalë.

Poashtu provat që i kemi ne familja tregojnë se një hetues për krime serioze në Prishtinë emri i tij është Artan Isufaj me nofkën Hoxha, që është i involvuar në rastin e Fidanit dhe shumë krimeve e bizniseve të Xhevdet Kelmendit, ku këtë e dëshmojnë hyrjet dajlet telefonike (thirrjet) nga viti 2009 deri me tash dhe drekat e tyre në qebaptoren Artani në Pejë tek Qendra Zejtare.

Janë edhe disa hetues të krimeve serioze në Pejë, Ismet Feta i cili është i involvuar në fshehjen e provave të këtij rasti dhe shumë rasteve tjera është shpërblyer me një shumë prej 20 mijë eurove dhe një banesë, Alberim Muja i cili ka blerë tre hektarë tokë në Radavc të Pejës e cila është në emër të kushëririt të vet, një hetues emri i tij është Enis i cili ka marrë një veturë Porshe kinse e ka fituar në lojë shpërblyese.

Rigjykimi për rastin e Fidani Shabit do të mbahet të mërkurën, më 26 tetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu