Rreth 2000 anëtarësime të reja në tre muajt e fundit në Vetëvendosje

0
174

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në tre muajt e fundit anëtarësia e tyre është shtuar për 2000 veta të tjerë, njofton Klan Kosova.

Këto shifra u shpalosën sot në mbledhjen e rregullt dhe të përmuajshme me kryetarët dhe koordinatorët e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit organizativ, Ismajl Kurteshit.

Në mbledhje u diskutua për gjendjen organizative në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, me theks të veçantë në situatën në strukturat e Qendrave.

Kurti njoftoi përfaqësuesit e Qendrave me zhvillimet politike në vend, duke iu referuar posaçërisht ngjarjeve të javës së fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu