Rreth 300 kosovarë mund ta kenë fatin e Ramush Haradinajt!

0
95

Ljubljana-Airport

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nuk është i vetmi shqiptar i Kosovës arrestimin e të cilëve e ka kërkuar prokuroria e Serbisë.

Telegrafi mëson se në listën e prokurorisë serbe, janë rreth 300 shqiptarë të Kosovës, për të cilët është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar, që nga periudha e pasluftës.

Një pjesë e madhe e atyre që ndodhen në këto lista janë persona të një profili të lartë në Kosovë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, ka thënë për Telegrafin se ky problem është dashur që të zgjidhet në negociatat e zhvilluar në mes Prishtinës dhe Beogradit, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Sipas tij, është dashur që njëra ndër kërkesat e palës kosovare të jetë largimi i këtyre 300 shqiptarëve të Kosovës nga kjo listë.

“Interpoli nuk ka asnjë faj. Ata thjesht e bëjnë punën e tyre, dhe në momentin që kanë para vetes një fletë arrest ata e kryejnë punën, kushdo qoftë personi që e kanë përballë. Faj nëse ka dikush atëherë kanë ata që kanë negociuar (nga ana e palës kosovare) me Serbinë”, ka vlerësuar Maloku.

Ndryshe, sot në kryeqytetin slloven, Lubjanë, është arrestuar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga Policia e Serbisë në vitin 2006.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu