Rrezikon përplasjen avioni i Zonjës së Parë, Mishel Obama

0
79

NEW YORK – Avioni në bordin e të cilit ndodhej zonja e parë e Amerikës, Mishel Obama, anuloi në momentin e fundit uljen në bazën ushtarake në Merilend, për të evituar përplasjen me një tjetër mjet.

Manovra u bë e mundur vetëm disa minuta më vonë. Lajmi në fakt i përket ditës së hënë, por vetëm sot është publikuar në Washington Post dhe është konfirmuar edhe nga burime në Shtëpinë e Bardhë e Aeronautikën Ushtarake, të cilët bëjnë të ditur se jeta e Zonjës së Parë nuk është rrezikuar për asnjë moment dhe asnjë nga pasagjerët nuk ka kuptuar gjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu