Rrini të qetë: Gjykata Speciale (s’)do t’na çlirojë!!!

0
352

adrian_collaku

Shpresat e kësaj shoqërie se Gjykata Speciale do ta shpëtoj këtë vend, janë vetëm ëndrra me sy çelë.

Të gjithë ata qytetarë, intelektualë, profesorë, prokurorë e gjyqtarë, që kafeve pëshpëritin dhe ndjehen të “lumtur” se me largimin e Komandantëve do të shpëtoj ky vend, e kanë gabim dhe vazhdojnë ta përjetojnë në “pafundësi” ëndrrën e tyre.

Ky vend kurrë nuk do te ndryshojë derisa kemi këtë nivel të arsimit, këtë nivel të zhvillimit ekonomik e social, këtë nivel të dijes…

Harrojeni ndryshimin, harroni gjithçka derisa nga shkollat tona dalin njerëz që s’dinë as shkrim e lexim, derisa nga fakultet tona dalin njerëz me diplomë, por të paditur dhe të paaftë për t’u bërë konkurrencë kolegëve të tyre nga vendet e rajonit dhe me gjerë…

Derisa nxjerrim me mijëra juristë çdo vjet e nuk e kemi asnjë prokurorë që lufton krimin e korrupsionin, që arreston hajnat në krye të shtetit, derisa nxjerrim mijëra mjekë, e na shtohet numri i atyre që kërkojnë shërim në Shkup, Beograd e Stamboll…, për çfarë shprese mund të flasim.

Asgjë s’po na bënë kjo klasë politike, sa kanë mundësi të bëjnë, për që do të ketë reagim normal e të duhur nga kjo shoqëri.

Duhet të lutemi çdo ditë dhe të shpresojmë që të mos u shkojë mendja të na bëjnë edhe më keq, se as atëherë nuk do të reagojmë. Nuk do ta hapim gojën. Thjesht, zgjidhjen do ta shohim, ose për të ikur diku në Evropë a Amerikë, ose për t’u bërë servilë të tyre.

Mos e bë Zot, me i kundërshtu apo me na shku mendja me i largu prej pushtetit: më asnjë mënyrë!!!

Duket se edhe shpresat e kësaj shoqërie se “do të bëhet mirë”, janë vetëm ëndrra. Sikur kjo me Gjykatën Speciale!

Sepse, gjithçka në këtë vend është vetëm improvizim dhe falso…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu