Rritet gatishmëria e qytetarëve për protesta

0
303

Në raportin e UNDP-së dhe USAID-it “Pulsi Publik”, i cili u lansua sot, qytetarët janë pyetur edhe për gatishmërinë e pjesëmarrjes në protesta për arsye politike.

Ky raport konstaton se gatishmëria e kosovarëve për të protestuar është rritur.

“Edhe pse pakënaqshmëria e qytetarëve me drejtimin politik të Kosovës ka rënë, gjetjet aktuale tregojnë se përqindja e kosovarëve që janë të gatshëm t’i bashkohen protestave publike për arsye politike është rritur ndjeshëm (39%, në krahasim me 25.5% në prill 2016) (Fig 2). Kur analizohen këto gjetje nga aspekti i përkatësisë etnike, bëhet e qartë se një përqindje e lartë e serbëve të Kosovës (40.5%), pasuar nga të anketuarit shqiptarë të Kosovës (39.5%, në krahasim me 28% në prill 2016), janë të gatshëm t’i bashkohen protestave për arsye politike. Për më tepër, 28% e pjesëtarëve të grupeve tjera etnike (në krahasim me 14% në prill 2016) janë të gatshëm të protestojnë për arsye politike”, thuhet në këta raport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu