“Rruga e Arbërit” përfudon në Marrëveshjen e Ohrit!

0
371

Medai Sheholli

Me moton “Rruga e Arbërit”, lëvizja reformiste e z. Sela, kanë mhbajtur ashtu siç pritej kongresin e gjashtë të PDSH-së këtë fund javë në Tetovë. Në këtë kongres z. Sela zgjidhet kryetar me shumicë absolute i njërit grup mbështetës të PDSh-së,ndërsa gjysma tjetër udhëhiqet nga z.Thaçi.

Të dy grupimet, bashkë me militantët e tyre, thirren për vazhdimin e “Rrugës së Arbërit” si pjesë të filozofisë së tyre politike. Lëvizjen reformiste si fraksion i PDSH-së e kanë shkaktuar pakënaqësitë e grumbulluara në vite, qefmbetjet e shumë anëtarëve dhe udhëheqësve lokalë të kësaj partie në rrethe të ndryshme të vendit.Faktori kryesor mendohet të këtë qënë sjellja despotike e z.Thaçi dhe marrja e vendimeve të njëanshme në parti.

Rebelimi i z. Sela për arsye parimore të dukshme dhe të tjera si këto,shkaktuan tërmetin e çarjes brenda partisë më të madhe opozitare shqiptare në Maqedoni. Të dy grupimet brenda PDSH-së, si lëvizja reformiste e z. Sela ashtu dhe “radikalët” e z. Thaçi thirren në të kaluarën e së djathtës nacionaliste që nga lufta e dytë botërore. Për më shumë z. Sela kërkon të identifikohet me të djathtën nacionaliste të gjyshit të tij si pjestar i grupeve balliste në rrethin e Strugës. Megjithatë, lëvizja reformiste nuk ka dalur hapur me atë platformë nacionaliste të ballistëve të tij për një “Shqipëri të Madhe”!

“Rruga e Arbërit”që i referohen sot reformistët ndalon në Marrëveshjen e Ohrit.Ajo sanksionon gjuhën shqipe si gjuhë të 20% të popullsisë në komunën përkatëse dhe shqiptarët në minoritet të papërfillshëm pa e përmendur emrin shqiptar dhe gjuhë shqipe. Nëse kjo qënkesh “Rruga e Arbërit” të cilën e nënshkroi udhërrëfyesi juaj në vitin e 2001 në Ohër, ku në atë dokument marrëveshje kornizë gjuha shqipe nuk përmendet asgjëkundi.Kjo marrëveshje është pengesë e bllokimit të miratimit të statusit të komunës së Strugës për të cilën jam shprehur disa ditë më parë në një shkrim mbi këtë temë. Atëherë, udha e mbarë në “Rrugën e Arbërit”! Deri më sot lëvizja reformiste nuk është deklaruar se cilën shtresë të shoqërisë përfaqëson .Nëse përfaqson të djathtën ekstreme apo të djathtën.A përfaqëson shtresën e të pasurve apo punëtorët, ose të dyja bashkë?

Në qoftë se është në qendër apo jo? Për pozicionimin e saj në spektrin politik ata nuk janë shprehur. Siç duket bindja ideologjike brenda lëvizjes reformiste të z.Sela nuk ka zënë vend në programin e saj. Rreth kësaj lëvizje janë bashkuar të pakënaqur dhe të dëshpëruar të pashpërblyerit dhe të përjashtuarit nga z.Thaçi .Brenda saj poashtu janë rreshtuar njerëz nga të gjitha kategoritë me dëshirën dhe vullnetin për ndryshime dhe reformim të thellë të PDSH-së .Në mungesë të alternativave të tjera si të dështuara deri më tani kjo pjesë e simpatizantëve dhe militantëve ka zgjedhur lëvizjen reformiste si rrugëdalje. A është kjo lëvizje guri i fundit i dominos për zgjidhjen së drejtë të çështjes shqiptare në Maqedoni,Jo kurrësesi? I vendosur për ta vazhduar betejën kundër ish bashkëpunëtorëve të tij për t’i bindur, z.Sela nuk ka për të shkuar larg sepse është i rrethuar nga shokë jo idealistët dhe profiterë të momentit .Janë kjo kategori njerëzish të suitës së tij që për ideal kanë pushtetin dhe karrierën dhe se pranë tij gjenden fare rastësisht vetëm për interesa të ngushta. Pasqyrimet dhe ngjyrimet nacionaliste që i japin vetes lëvizja reformiste, lë për të dëshiruar apo larg asaj e të qenit lëvizje nacionaliste. Si në të gjitha partitë politike shqiptare edhe te reformistët bindja ideologjike nuk ekziston .Përkundër kësaj ekziston bindja e shumë intelektualëve pa ideologji dhe pa ide po me synime vetjake se aderimi në këtë lëvizje është një mundësi për të qenë dikushi. Një mundësi për të bërë karrierë sipas tyre. Me këtë konfigurim PDSH-ja e ndarë dysh rrjedhimisht do ndante dhe elektoratin e saj për pasojë në zgjedhjet parlamentare të e radhës ata do të ndanin përgjysmë pak a shumë dhe numrin e deputetëve që ka sot kjo parti.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për fraksione brenda tyre, atyre u duhen bashkimet dhe njësime të qëndrimeve dhe veprimeve me një platformë kombëtare. Koha e ka dëshmuar se fraksionet brenda një partie sjellin gjymtimin e njërit krah por jo domosdoshmërisht përforcim të fraksionit. Krekosja e kryereformistit Sela se me lëvizjen e tij së do realizojë të shpartallojë “armiqtë “e vijës radikale të z. Thaçi, dhe se do të pamundësojë qëndrimet antishqiptare të VMRO-dpmne, karshi kërkesave shqiptare mbetet për të parë në të ardhmen e afërt .Kjo është një rrugë me shumë pikëpyetje jo për faktin se z. Sela nuk ka guxim t’i shkoj deri në fund sfidës së nisur, porse “tajfën”që ka rreth tij nuk janë “ajka” e duhur për reforma. Kryetari i lëvizjes reformiste mund të jetë ” një trim i mirë pa shokë shumë”në fushëbetejën e filluar kundër thaçistëve dhe të gjithë kundërshtarëve politikë shqiptarë dhe joshqiptarë.

Andaj z.Sela, kryekomunari i Strugës duket sikur noton në det të hapur si kapiten i anijes së mbytur nga stuhia.

Shkruan: Medai Shaholli

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu