Rugova, ‘toka e kuqe’ që po falet (FOTO & VIDEO)

0
932

Rugova 1

Shqiptarët e Kosovës po përjetojnë historinë e njëjtë me atë të Shqipërisë në vitin 1924. Elita politike e Kosovës sot dhe ajo qeverisëse shqiptare e 1924-s, nuk po ndryshon për ta.

Rastësi historike apo “kurdisje”, muaji gusht i 2015-s riktheu shqiptarët në 1924-n, në kohën kur Ahmet Zogu nënshkroi marrëveshjen me kreun serb të asaj kohe Nikolla Pashiçin që burimet e Drinit të Zi bashkë me Shën Naumin dhe Velipojën e Vërmoshit t’i kalojë nën juridiksioni shteti serb.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=N1q8vQKf0yI” width=”560″ height=”315″]

Në gusht të këtij viti, krerët qeveritarë të Kosovës nënshkruan në Vjenë Marrëveshjen me Malin e Zi për Demarkacionin e kufirit, që sipas ekspertëve dhe banorëve të asaj ane, 8300 hektarë po ia japin shtetit malazez.

Si për të parën marrëveshje, ashtu po veprohet dhe për të dytën marrëveshje, kopja e marrëveshjes po mbahet e fshehtë. E, në Rugovë, banorët po rikthehen për ta kundërshtuar marrëveshjen e Vjenës dhe sikurse në kohën e baballarëve, gjyshërve, stërgjyshërve… thonë se “duhet t’i rrokim armët”.

Bjeshkët e Rugovës në këtë dhjetor dimri janë mbuluar nga bora, temperaturat shënojnë rreth minus 15 gradë celsius në këtë pjesë mbi dymijë metra lartësi mbidetare, por aty ndodhet toka më e nxehtë e Kosovës. Me shekuj rugovasit derdhën gjakun për të mbrojtur tokat e tyre dhe territorin e Kosovës nga malazezët. Çdo copë e bjeshkëve të Rugovës, sipas historianëve, është e mbushur me varre, e sipas vetë rugovasve çdo shtëpi në dekadat e fundit numëron deri dy të vrarë nga malazezët.

Mesazhi i rugovasve: Qeveria të mbrojë territorin, ose ne do të rrokim armët

Nëntëdhjetepesëvjeçari Arif Tahiri nga Boga mban në kokë shallin e bardhë. I ka mbetur traditë nga të parët, por nuk e ka besuar se ky simbol kombëtar që ka dhe një histori, do t’i hyjë në punë pikërisht për destinimin që kishte, përdorej si mbulesë (qefin) kur rugovasit vriteshin në bjeshkë duke mbrojtur kufirin dhe varroseshin po aty.

Rugova

Rugova 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu