Sa esht e vertet ‘lista e zezë’, për gazetarët, politikanët dhe VIP-at, që kanë marrë miliona nga Greqia

0
62

Lajmi se Greqia ka sponsorizuar media e portale në Shqipëri për të punuar për të, u pasua me aludime të shumta se kush ishin ‘tradhtarët’ dhe nisën të qarkullojnë jo zyrtarisht edhe emrat e gazetarëve të ashtuquajtur “të blerë”.

Ishin mediat greke ato që fillimisht publikuan emrat e mediave që kishin përfituar nga kjo aferë. Ndërkohë po mediat fqinje kanë nxjerrë të tjera detaje nga ky skandal. Një milion euro mësohet të jetë dëmi që ministria e Jashtme greke ka shkatuar pas kontrollit të kryer. Këto çeqe janë firmosur nga Niko Kotzias tashmë i dorëhequr . Ndërkohë është publikuar edhe lista me gazetarët shqiptarë, pronarë portalesh, aktorë dhe politikanë të njohur të cilët shërbenin për interesat e diregjuar nga ish ministrit Kotzias, shkruan Pamfleti.

Lista:
Qamil Lirza, petagog në universitet ka përfituar gjithsej 63.000 euro.Olta Gixhari, aktore 12.000 euro

Shpëtim Idrizi, kryetar i partisë Kryesore Çame në Shqipëri 340.000 euro. Dashamir Tahiri, ish deputet i partisë së çamëve ka përfituar 25.000 euro.

Eni Vasili, gazetare Tv, ka përfituar 20.000 Euro. Mustafa Nano, gazetar Tv ka përfituar 30.000 Euro.

Artur Zheji, Kosta Braka, Henri Çili, Artan Hoxha, Alfred Çako, Mentor Nazarko, Ardit Gjebrea, Ervin Salianji, Mentor Nazarko, Noizy, Rudina Magjistari, Erion Veliaj, Anila Basha, Sonila Meço dhe shumë të tjerë përbëjnë pjesën tjetër të parave prej 1 milion Euro të shpërndara dhe shpërdoruar me urdhër të ish-ministrit Kotzias, raporton Pamfleti.

Gazetarët e këtij lajmi E.Tofinou dhe H.Jakopoulos të gazetës “Eleftheri Ora” kanë hulumtuar se përse e ka bërë Kotzias një gjë të tillë dhe për këtë arsye kanë intervistuar politologun Grek Nikiforos Diamanduros dhe ai është shprehur se: “Nuk është hera e parë që një shtet paguan para të shpërndara në këtë mënyrë, e kanë bërë parardhësit e Kotzias, e kane bëre shtete të tjera do e bëjnë përsëri, është një lojë e shërbimeve të huaja që e bëjne vazhdimisht në shtete rivale ose mike por Kotziaz “u kap” prandaj përbën lajm.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu