Sa muslimanë do t’i ketë Europa në vitin 2050?

0
287

Myslimanet 2050

Deri në vitin 2070 muslimanët do t’i tejkalojnë edhe krishterët për nga numri i besimtarëve. Ky është parashikimi i një studimi i bërë nga Pew Research, ku parashikohet se popullsia myslimane do të rritet për 2.1 për qind në Amerikë.

Sipas të njëjtit studim, muslimanët në Europë deri në vitin 2050 do të dyfishohen dhe do të jenë 10 për qind më shumë se krishterët.

Sipas raportit të Pew Reseach Center, muslimanët deri në vitin 2050 do të jenë grupi i dytë më i madh fetar në SHBA

Sipas këtij parashikimi, rritja e muslimanëve në Europë po ndodh për shkak të emigracionit dhe krijimi i familjeve të mëdha muslimane.

Deri në vitin 2050 në SHBA pritet të bie numri i të krishterëve nga 77 për qind sa është aktualisht në 66 për qind të popullsisë.

Sipas raportit, aktualisht në SHBA janë vetëm 2.1 për qind muslimanë derisa raporti parashikon se komuniteti muslimanë do t’i tejkalojë hebrenjtë deri në vitin 2050.

Raporti parashikon se muslimanët dhe të krishterët deri në vitin 2050 do të përbëjnë afërsisht 30 për qind të popullsisë botërore. Kjo për shkak të rritjeve së pjellorisë në botën në zhvillim dhe rënien e krishterimit në perëndim, shkruan theguardian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu