Sadri Ramabaja godet koalicionin PDK- LDK: Banditët dhe kolaboratorët bëhen tok

0
284

sadri3

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka reaguar ndaj koalicionit të lidhur ditë më parë ndërmjet PDK-së e LDK-së. Ramabaja këtë koalicion ndryshe e ka quajtur koalicion banditësh e kolaboratoristësh.

Lexojeni të plotë reagimin e Sadri Ramabasë.

Banditët dhe kolaboratorët bëhen tok.

Leksionet e Makiavelit, duket se si kryebanditët edhe kryekolaboratorët, përgjatë luftërave të përgjakshme për pushtet, i kanë përvetësuar mirë.

Metodat që i shfrytëzoj ky binom “princëerish” që ka përvetësuar rrënjësisht mësimet e Makiavelit për ardhje në pushtet dhe mbajtjen e tij, janë metoda të paturpshme, madje edhe të përgjakshme, rrejdhimisht ato, jo vetëm që janë në kundërshtim flagrant me vetë nocionin e demokracisë, por janë vet negacioni i Republikës.

Ky bashkim banditësh dhe kolaboratorësh do të thellojë krimin dhe varfrinë, bashkë me pushtetin despotik.

Shih për këtë, njëri nga qëllimet më fisnike të VV, por edhe të cilitdo segment progresiv politik sot në Kosovë, do të duhej të ishte çlirimi i Republikës nga koalicionii banditëve dhe kolaboratorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu