Sami Hamiti shiti 1,5 hektar të tregut të madh të kryeqytetit

0
79

Zbardhet skandali i radhës i zyrtarëve të Komunës së Prishtinës

Ish-kryeshefi ekzekutiv i kryeqytetit, në vitin 2005, e nënshkroi një kontratë me ndërmarrjen “Amortizatori”

Sipas një burimi, emri i të cilit është i njohur për redaksinë, Sami Hamiti ka shitur pjesë-pjesë 1 hektarë e gjysmë tokë, nga gjithsej 6,42 hektarë që u dhanë nga ndërmarrja “Amortizatori”. Ai tregon se 100 metra tokë janë shitur nga Hamiti me një vlerë prej 60 mijë eurosh. Sipas burimit, krimet e Sami Hamitit po mbulohen nga kryetari në detyrë i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i cili kur e ka marrë mandatin ka qenë në dijeni të këtyre problemeve

Në kohën kur Komuna e Prishtinës drejtohej nga Ismet Beqiri dhe konkretisht më 10 maj 2005, ish-kryeshefi ekzekutiv i Prishtinës, Sami Hamiti, e kishte një kontratë me ndërmarrjen “Amortizatori” për vendosjen e tregut në Zonën Industriale në Fushë-Kosovë, në një pronë të ndërmarrjes “Amortizatori”. Marrëveshja ndërmjet dy institucioneve ishte lidhur për një periudhë kohore prej tre vjetësh për shfrytëzimin e një sipërfaqeje toke prej 6,42 hektarësh. Kjo sipërfaqe ishte parashikuar për vendosjen e një tregu me shumicë dhe pakicë, kundrejt qirasë mujore me një vlerë prej 32 140 eurove. Më vonë, Auditori i Përgjithshëm, gjatë auditimit të vitit 2011 në Komunën e Prishtinës, gjeti se e njëjta nuk ia kishte paguar asnjë qindarkë ndërmarrjes “Amortizatori”, edhe pas vendimeve gjyqësore, të cilat e obligonin Komunën për respektimin e kontratës së datës 10 maj 2005. E gjithë kjo, sipas një burimi, emri i të cilit është i njohur për redaksinë, ka ndodhur për arsye se një pjesë pronës që është dhënë nga ndërmarrja “Amortizatori” është trafikuar për interesa personale. Gishtin akuzues, burimi në fjalë, i cili na është lutur për ruajtjen e anonimitetit, pasi, sipas tij, ndodhet nën kërcënime, e drejton nga ish-kryeshefi ekzekutiv i Prishtinës, Sami Hamiti….(Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu