Selimi: Nesër në Kuvend e në shesh, mbrojmë interesat e qytetarëve

0
330

Rexhepe Selimi

Lidhur me seancën e Kuvendit të Kosovës, e para për sezonin pranveror, e paraparë të mbahet nesër, Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, nëpërmjet Facebook-ut ka thënë se opozitarët do të vihen sërish në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

Selimi ka shkruar se opozita do të jetë aktive sërish, në Kuvend e në sheshet e kryeqytetit.

“Nesër serish në Kuvend, aty ku do ta bëjmë detyrën tonë në mbrojtje të interesave të qytetarëve që na kanë dhëne mandat. Ka ditë që ne ishim pranë dhe me qytetarët tanë në organizimin e protestës së djeshme të 17 shkurtit. Nesër serish do të jemi bashkë me shumë prej tyre. Ne në Kuvend e ata ne Shesh. Inkurajuese kur detyrën tonë e kryejmë nën jehonën e brohoritjeve të atyre që na e kanë dhëne mandatin”, ka shkruar Selimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu