Serbët e qortojnë ambasadorin britanik për takimin me Kurtin: “Ata vendosin se si e dekorojnë dhomën”

0
72

Ambasada e Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës i ka kthyer përgjigje presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili kishte kërkuar sot llogari nga ambasadori britanik, Nicholas Abott, rreth fotografisë në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku në prapavijë shihej flamuri kuqezi

Kjo Ambasadë thotë se mënyra e organizimit të zyrës është çështje e palëve të cilave u shkojnë në takime, ndërkohë detyrë e Ambasadës është që të bashkëpunojë më faktorët kryesorë politikë në Kosovë.

“Një fotografi e publikuar së voni e ambasadorit në takim me njërin nga udhëheqësit politikë të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e rajonit. Është detyrë e Ambasadës që të bashkëpunojë me akterët kryesorë politikë. Kur veprojnë në kuadër të partisë, bashkëbiseduesit tanë janë të lirë që të zgjedhin se si do t’i organizojnë zyrat e tyre”, thuhet në një reagim në Twitter të kësaj Ambasade.

Ndërkohë, ky reagim i Ambasadës Britanike në Prishtinë ndaj Vuçiqit është larguar nga faqja zyrtare në Twitter disa minuta pas publikimit, megjithatë Express ka ruajtur një “screen shot” të reagimit.

Vuçiq në llogarinë e tij në Twitter e kishte pyetur ambasadorin Abott se në zgjedhjet e cilit shtet kishte fituar Albin Kurti.

Kreu i Serbisë kishte thënë se do t’i shtronte pyetjet derisa të marrë përgjigje nga ambasadori.

“Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në çfarë shteti? Dhe flamuri që i qëndroni përballë cilit shtet i takon, shkëlqesia juaj? Unë do të vazhdoj t’ju pyes derisa të marr një përgjigje për këto pyetje”, kishte shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Twitter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu