Serbët ftojnë familjarët e Fatmir Mehmetit të identifikojnë një kufomë

0
103

Forcat serbe ne kufi

Fatmir Mehmeti nga Dumnica e Podujevës që rezulton i zhdukur prej dy ditësh, pas incidentit të ndodhur në kufirin Kosovë-Serbi, në vendin e quajtur Matrovë, dyshohet se është personi kufoma e të cilit ndodhet në Serbi.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se familjarët e Fatmir Mehmetit janë ftuar të shkojnë në Kurshumli të Serbisë sot rreth orës 14:00 për të identifikuar një trup të pa jetë që dyshohet të jetë i familjarit të tyre (F.Mehmeti).

Sipas procdurave zyrtare shteti serb duhet të kontakojë ose me familjen ose me institucuionet në rast të një banori të një vendi tjetër që gjendet i vdekur në territorin e huaj.

Në kushte anonimiteti edhe nga Policia e Kosovës për “Zëri”, konfirmohet se janë ftuar familjarët të bëjnë identifikimin e kufomës, pasi që kufoma nuk ka poseduar ndonjë dokument identifikimi me vete.

“Dikush nga familja është ftuar të shkojë, kanë pasur të vendosin se kush do të shkojë ta identifikojë familjarin”, thuhet nga ky burim brenda policisë, por që e pranon se Policia nuk ka informata zyrtare si po shkon rasti duke e lënë të hapur opicionin e parë se shteti serb ka kontakuar familjarët dhe jo institucionet e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu