Serbët kthehen në Kuvend në kohën e votimit për Gjykatën Speciale

0
137

Lista Serbe

Përfaqësuesit e serbëve do të kthehen në Qeverinë e Kosovës dhe institucionet e saj për ta mundesuar krijimin e Gjykates Speciale në Kosovë, vlerësojnë analistët serbë.

Për këtë temë në B92 kanë folur ish ministri për Kosovë, Goran Bogdanoviq dhe Dushan Janjiq nga Forumi për marredhenie etnike.

Bogdanoviq ka thënë se bojkoti nuk është mënyra që të luftohet për interesat e veta, Serbia duhet të përfaqsohet nga Lista Serbe në Parlamentin e Kosovës.

“Edhe në kohën kur unë isha ministër, në disa raste përfaqësuesit e serbëve i kanë bojkotuar institucionet e Kosovës dhe ne nga kjo patëm me shumë dëme sesa të mira”, ka thënë Bogdanoviq.

Janjiq vlerëson se kjo çëshjtje është taktike e asaj që mund të fitohet para kthimit të serbëve në qeverinë kosovare.

“Koordinimi i punës me Listën Serbe është i nevojshëm dhe kjo është e mirë. Më këtë Beogradi është bërë faktor i rëndësishëm dhe legal në Kosovë”, ka thënë Janjiq.

Bogdanoviq vlerëson se serbët mund të kthehen në Kuvendin e Kosovës në momentin kur në rend dite vije formimi i Gjykatës Speciale.

Janjiq në anën tjetër thotë se serbët, para së të kthehen, mund të kërkojnë edhe një vend ministror, që cështja e Trepçës të zgjidhet jashtë Kosovës, si dhe cështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Koalicioni PDK-LDK, për të kaluar këtë ligj nevojiten hiq më pak se 2/3 e votave të të gjithë deputetëve që i bie, hiq më pak se 81 vota.

Koalicioni aktualisht pa Listën Serbe i ka vetëm 75 vota. Mirëpo, nëse e marrim parasysh që Lista Serbe po vjen në parlament të votoj projektligjin për Gjykatën Speciale, atëherë janë gjithsejtë 84 deputetë që realisht i ka koalicioni, Për të krijuar Gjykaten Speciale po behet nje kaolacion LDK- PDK- Lista Serbe.

Nga PDK-ja janë dy deputetë (Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku) që do të votojnë kundër themelimit të kësaj gjykate, që i bie se koalicioni mund të siguroj 82 vota, që janë të mjaftueshme për kalimin e këti ligji.

Mirëpo, edhe pse ka zera të disa Deputetë që quhen të rebeluarit e LDK-së, se sdo e mbeshtesin kete projektligj, gjasat jan minimale që ta bein kete sepse si Anton Quni ashtu dhe Armend Zemaj, jan të zeshem të krijohet Gjykata Speciale dhe të djeken kundershtaret e tyre Poltike.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu edhe publikisht ka deklaruar se nuk do ta votoj themelimin e kësaj gjykate. Ajo ka thënë për Mediat se nuk ka ndryshuar qëndrimin për themelimin e kësaj gjykate.

“Qëndrimi im sa i përket Gjykatës Speciale tashmë dihet botërisht. Unë s’kam të shtoj asgjë më shumë rreth qëndrimit tim nga ajo që kam thënë e vepruar deri me tash”, ka thënë Musliu.

Edhe deputeti tjetër i PDK-së, Fadil Demaku ka thënë se nuk do ta votoj themelimin e kësaj gjykate. “Jo, nuk do ta votoj gjykatën. E kam thënë edhe më herët, dhe qëndroj prapa atyre deklarime”, ka thënë ai për Gazeten.

Nait Hasani nuk e ka përjashtuar mundësinë që të mos e votoj ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale por e kaluara në votimet e ngjajshme, Nait Hasani ka vepruar komfor urdherave të shefit te tyre Partiak, pra Hashim Thaqit.

Ndërkohë, jozyrtarisht thuhet se kundër themelimit të kësaj gjykate do të votojnë edhe Azem Syla, Latif Gashi dhe Nuredin Lushtaku, duke e quar kështu në gjashtë numrin e deputetëve të PDK-së që do të votojnë kundër por nje gje e tille ska ndodhur në të kaluaren sepse në PDK-, urdherat vijn nga lart – posht.

Portali ka provuar që të kontaktoj edhe me deputetët e rebeluar të LDK-së, Vjosa Osmanin, Armend Zemajn e Anton Qunin nëse do ta votojnë projektligjin për themelimin e kësaj gjykate, mirëpo ata nuk janë përgjigjur në thirrjet e portalit.

As deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Shaip Muja nuk ka qenë i gatshëm që të përgjigjet nëse do të votojë pro apo kundër themelimit të kësaj gjykate.

Në anën tjetër, partitë opozitare LDK, AAK dhe Nisma tashmë kanë vendosur që do të votojnë kundër themelimit të kësaj gjykate.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ndërkaq, ka nisur konsultat me partitë politike opozitare, që t’i bind që të votojnë pro themelimit të kësaj gjykate, por që duket se nuk ia ka arritur.

Ndërkohë, Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa para pak ditësh e ka miratuar Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara. Ky hap i qeverisë është mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu