‘Serbi e vogël’ në veri e jug

0
200

Veriu

Nëse nuk mund të thuhet për veriun e Kosovës, pasi që ajo pjesë qeveriset nga institucionet e Serbisë dhe që veten e konsiderojnë pjesë të Republikës së Serbisë, atëherë mund të thuhet se një “Serbi e vogël” do të ndërtohet në jug të Ibrit në njërën prej komunave me shumicë serbe në Kosovë. 

Tashmë është e qartë se një vendbanim për 1500 serbët e zhvendosur nga Kosova, por edhe nga Kroacia dhe pjesë të tjera të Serbisë ka filluar të ndërtohet në komunën e Zveçanit, fare pranë lagjes “Kroi i Vitakut”, që i takon komunës veriore të Mitrovicës.

Projekti është publikuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ku jepen detaje për projektin. Dushan Kozarev, zëvendësdrejtor i Zyrës për Kosovën, ka thënë se projekti paraqet një nga investimet më të rëndësishme të Serbisë për serbët e Kosovës. Në këtë lokacion, që ka një sipërfaqe prej 24 hektarë tokë, do të ndërtohet vendbanimi “Lugina e Diellit”.

Harta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu