“Serbia dhe Greqia kanë një armik të përbashkët: Shqipërinë”

0
146

Dragan_Markovi_Palma__Boris_Tadi

Ngjarja në Beograd ka shfaqur edhe njëherë në pah albanofobinë e vendeve të rajonit. Një deputet serb ka arritur deri aty sa deklaron se Serbia dhe Greqia kanë një armik të përbashkët që është Shqipëria.

Deputeti i partisë Serbia e Bashkuar, Dragan Markoviç gjatë një takimi në Jagodina, ku merrnin pjesë biznesmenë grek dhe politikanë.

“Që nga krijimi deri tani vetëm na kanë kërcënuar. Nuk dua të kthehem pas në vite, por dua vetëm t’ju kujtoj ngjarjen e fundit në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, ku shqiptarët ulën flamurin e Shqipërisë së Madhe”, u shpreh deputeti serb që njihet ndryshe si “Palma”.

“Ata kanë pushtuar pjesë të Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Jemi të zhgënjyer që Evropa nuk reagon. Nëse e njëjta gjë do të kishte ndodhur në Spanjë apo Itali do të ishte cilësuar akt terrorist. Por, me që ndodhi në Serbi quhet provokim.” Ai kërkoi që SHBA-të “të hapin sytë dhe ta përcaktojnë si terrorizëm atë që ndodhi në Serbi.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu