Serbia do të dërgojë 460 dëshmitarë në Gjykatën Speciale

0
144

Këshilli për Kosovën në Parlamentin e Serbisë ka formuar një grup punues i cili ka filluar bashkëpunimin me Gjykatën Speciale të formuar në Kosovë, si dhe me Prokurorin David Schwendiman.

“Të gjitha dëshmitë për krimet e kryera në Kosovë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë mbledhur dhe ato i janë dërguar prokurorit. Ne posedojmë edhe fotografi të krimeve të cilat janë kryer”, tha Milovan Drecun, kryesues i Këshillit Për Kosovës në Parlamentin e Serbisë, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, ky grup punues ka prezantuar edhe dëshmitë bazuar në krimet e kryera, duke thënë që më shumë se 460 dëshmitarë janë intervistuar në Serbi dhe janë të gatshëm të dëshmojnë në Gjykatën Speciale për Krime në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu