Serbia kërkon më shumë komuna serbe në Kosovë

0
83

zajednica

Qeveria e Serbisë brenda tre muajve të fundit ka ndërtuar në Kosovë 41 apartamente, 16 shtëpi dhe ka shpërndarë 53 pako me material ndërtimor për ndërtimin e shtëpive, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Djuric.

Djuric në Lagjen e Boshnjakëve, në pjesën veriore të Mitrovicës, iu dorëzoi familjeve serbe kontratat për 12 njësi të banimit në një ndërtesë të re.

I pyetur nga gazetarët se a do të ketë komuna serbe në Kosovë, Djuric u përgjigj pozitivisht.

“Sigurisht se do të ketë komuna serbe dhe asociacion të komunave serbe. Ne duam që të ketë më shumë komuna me shumicë serbe, sepse kur do të ktheheshin të gjithë njerëzit të cilët janë ‘dëbuar’ dhe kur do të pranoheshin elementet e marrëveshjes të cilën e kanë pranuar udhëheqësit politikë të shqiptarëve të Kosovës në Prishtinë, atëherë do të kishte më shumë komuna me shumicë serbe. Sot ka 10, ne besojmë se ato do të jenë shumë më shumë” – tha Djuric. /Zëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu