Serbia Kosovës: Votoni projektligjin për amnistinë, ndryshe nuk ka zbatim të Marrëveshjes

0
226

BEOGRAD- “Nëse Prishtina nuk e miraton ligjin për amnistinë, nuk është i mundshëm zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit”, është shprehur ministri serb i Drejtësisë, Nikola Selakoviç.

Ai për ‘RTS’ ka thënë se pa amnisti nuk mund të ketë integrim të punëtorëve të gjyqësisë e të nëpunësve të policisë në institucionet e Kosovës.

“Problemi që u krijua pasi që Kuvendi i Kosovës nuk miratoi ligjin për amnisti, është shumë më serioz se sa duket në opinion, dhe pa të nuk është i mundshëm zbatimi i Marrëveshjes”, ka thënë Selakoviç, duke shtuar se, “ligji për amnistinë ka qenë i caktuar si parakusht për implementimin e Marrëveshjes”.

Ai ka sqaruar se Ligji për amnisti garanton për serbët sigurinë juridike dhe me të i hapen dyert pajtimit të serbëve me shqiptarët. /K.D/

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu