Serbia kushtëzon Kosovën që edhe në shtëpi të vet të paraqitet pa simbole!

0
271

Flamujt

Kosova është bërë gati për konferencën e së mërkurës “Western Balkans 6”, ku pritet të marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe per shkakun e Serbis, takimi do mbahet pa simbole shtetërore.

Ministria e Punëve të Jashtme, që këtë vit është nikoqire e takimit, insiston se kjo konferencë ministrore është vazhdimësi e asaj të nisur nga kancelarja gjermane vitin e kaluar, raporton KTV.

Në të pritet që vendet e rajonit të pajtohen për disa projekte infrastrukturore. Këto dokumente që dalin nga konferenca, pastaj do të bëhen zyrtare të BE-së, që gjithashtu financon projektet infrastrukturore.

Por, KTV-ja ka mësuar se Kosova ka mbetur shumë mbrapa me idetë për projektet që dëshiron të investojë dhe të gjitha janë vazhdimësi e projekteve të nisura nga Qeveria.

Burime të afërta me zhvillimet kanë treguar se Kosova nuk ka bërë as studim fizibiliteti për këto projekte. Krejt kjo nuk është bërë shkaku i krizës politike 6 mujore të vitit të kaluar.

Në takim vjen edhe delegacioni i Serbisë, i kryesuar nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq. Kjo dhe të tjera çështje, sipas MPJ-së, kanë ndikuar që takimi të mbahet pa asnjë simbol shtetëror dhe sipas sistemit të Gymnihut, transmeton Koha.net.

Nga e gjithë kjo situatë po vlerësohet se më së shumti pëson Kosova – si shteti më i ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu