“Serbia pengesë për Kosovën nëse hyn në BE”

0
53

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në emisionin Politikë në Tribuna Channel ka folur për sfidat e ardhshme të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Edi Rama kërkon të mbahet mend si njeriu që e futi Shqipërinë në BE.

Sfida që ka Rama në mandatin e ardhshëm është celja e negociatave me Bashkimin Evropian, Ai kërkon që të mbahet mend që ka qenë lideri që ka futur Shqipërinë në BE. Sfida e dytë është reformimi i administratës civile dhe sfidë tjetër është zhvillimi ekonomik.

Sipas tij, nëse zhvillohet ekomomia indeksi i ikjes së shqiptarëve jashtë do të bjerë.

Ai ka thënë se nëse Serbia hyn më përpara në BE, do të jetë pengesë për Shqipërin e Kosovën.

Në lidhje me LSI Nazarko ka nënvizuar se Lëvizja Socialiste për Integrim është ende e fuqishme për arsyen se nuk ka probleme financiare. Ndërkaq ai e ka quajtur Ilir Metën si një talent në politikë.

“LSI është e fuqishme financiarisht, e ka ende fuqi në disa bashki e do vazhdojë të ruajë një pjesë në pushtet. Ajo ve bast që të fitojë ndjenjën e opozitës por përsëri do të ketë një paqartësi.“ka shtuar ai.

Kurse për Partinë Demokratike ai është shprehur se Lulzim Basha tashmë kontrollon Partinë Demokratike dhe nuk mund ta heqin nga posti i kryetarit. Sipas tij kjo u duk edhe në listën zgjedhore e cila u përgatit vetëm nga Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu