Serbia, thotë se ka 35 dëshmitarë të ri kundër Haradinajt ?

0
255

Ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuboroviq, pas një seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë tha se Serbia ka një afat prej 40 ditësh të paraqesë prova në kërkesën për ekstradimin e Haradinaj, i cili dje u lira me kusht nga gjykata franceze.

“Brenda pesë ditëve kemi dorëzuar kërkesën për ekstradim dhe i kemi bashkangjitur prova shtesë kësaj kërkese”, ka thënë Kuboroviq, transmeton lajmi.net.

Ajo ka shtuar se provat janë mbledhur nga zyra e krimeve të luftës në Serbi dhe ka 35 dëshmitarë të rinj por nuk potencon se a jane te nacionalitetit serb apo Shqiptar te Kosoves te cilet ka dhene deshmi gjate Luftes ne rrethana te pasqaruara.

Kuboroviq theksoi se Serbia nuk heq dorë nga kërkesa për ekstradim dhe shpreson se autoritetet gjyqësore franceze do të veprojnë në mënyrë profesionale dhe në përputhje me konventat në të cilat kanë nënshkruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu