Serwer reagon ashpër ndaj propozimit serb për ndarjen e Kosovës

0
142

Ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit ka reaguar ashpër ndaj një propozimi në Serbi për ndarjen e Kosovës. Serwer e ka quajtur të turpshëm që një propozim për t’ia dhënë Serbisë 4 komunat veriore të Kosovës, vjen nga avokues të ideve evropiane dhe pro NATO. Për më tepër, ai ka thënë se drejtuesja e Qendrës për Studime Euroatlanike, Jelen Miliq është përpjekur t’ia bëjë qejfin Vuçiqit dhe me propozimin e pamenduar mirë ta kthejë Ballkanin në kaosin e nacionalizmit etnik.

“U përpoqa të mos humbas kohë për ta komentuar thirrjen e CEAS për ndarjen e Kosovës dhe raportin e tyre ironikisht të titulluar West Side Story.  Por, si duket, ideja e ndarjes duket se nuk do të vdesë kurrë” ka shkruar Serwer në blogun e tij. Ai ka akuzuar direkt Beogradin se është duke i fryrë idesë.

Serwer ka reaguar kundër ndarjes edhe pas deklaratave të Ambasadorit amerikan në Prishtinë Greg Dealwie duke thënë se nuk ka ndryshuar pozicioni amerikan, por pas kësaj ka theksuar se “disa miq të mi privatisht më kanë thënë se diçka po zihet”

Më pas, ai ka komentuar propozimin si një përpjekje e dukshme për ta kënaqur Perëndimin në raport me Vuçiqin, duke ia lënë në duar  “NATO’s  të udhëheqë përpjekjen për t’ia dhënë atij Kosovën Veriore si një kompensim për normalizimin e raporteve me Prishtinën”.

Ish-diplomati amerikan këtë dokument të prezantuar në Beograd e quan si një koncept jomeritor dhe të dështuar strategjikisht

Ai më pas konstaton se propozimi serb  parasheh vetëm inkorporimin e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në Serbi, pa asnjë këmbim me pjesët e banuara  me shqiptarë ne Serbinë jugore.

Duke komentuar më tej propozimin për ndarjen territoriale të e pakompensuar të  Kosovës të përshkruar si një “Koncesion i vogël ndaj autoritetetve” në Beograd, sipas Serëer CEAS është i paqartë se çfarë do të merrte prapa Kosova.

Serwer thotë se Putin do ta përdorte “korrigjimin “ e kufirit si një argument që do t’ia justifikonte aneksimin e Krimesë, sikur që e ka përdorur Kosovën edhe më parë për ato që ka bërë.

Propozimi serb, sipas Serwer, i injoron risqet gjeopolitike që involvohen me propozimin për ndarjen e Kosovë duke pretenduar se ato janë të vogla.

“Po ashtu nuk ofron fare diskutim për mundësinë që Republika Srpska duke ndjekur shembullin e Kosovës Veriore ta shpallë pavarësinë, e as mundësinë që nacionalistët shqiptarë t’i ndjekin serbët që jetojnë në pjesën jugore të lumit Ibër dhe në këtë mënyrë t’i krijojnë kushtet për formimin e Kosovës së madhe apo Shqipërisë së Madhe, pastaj implikimet në Gjeorgi, Oseti Jugore dhe Abkhazi apo në Moldavi dhe Transdnjesti, pasojat në krime, Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës” shkruan ai.

“Mund të shkojë edhe më tej në terren në kurdistan të Irakut apo Tibet por kjo mjafton që të të bëhet me dije se NATO do ta marrë këtë propozim vetëm si një përpjekje për t’ia bërë qejfin Vuçiqit “ shton ai.

Më pas ai godet hartuesit e propozimit.

“Është një shenjë dobësie dhe dëshpërimi që ata që avokojnë pro NATO’s në Serbi të dalin me një propozim të menduar varfërisht. Kështu që me lejoni t’u ndihmojë” shkruan Serwer.

Ish –diplomati argumenton duke dhënë një varg arsyetimesh pse nuk do të ndodhë ndarja e Kosovës.

“Vetëm ata që janë sovran mund të ndajnë territor. Serbia duhet ta njohë dhe të vendos marrëdhënie diplomatike para se Kosova dhe Prishtina mund të negociojnë çfarëdo ndryshimi të kufirit. Kjo ështrë diçka që Presidenti Thaçi dhe Vuçiq e dinë. Prishtina nuk do të pajtohet pa i marrë shqiptarët e Serbisë Jugore si kmëbim. Çfarëdo ndarje, me ose pa këmbim, do t’i rrezikojë serbët dhe monumentet religjioze në Jug të Ibrit. Vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të kundërshtonin një këmbim të tillë për shkak të rrezikut me të cilin mund të përballet komuniteti serb dhe monumentet religjioze në përgjithësi dhe për shkak të pasojave irredentiste në Bosnjë, Shqipëri dhe Maqedoni dhe agresionit rus në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë. West Side Story është një përpjekje e turpshme për ta futur NATO’n në një propozim nga i cili do të fitonte Rusia, do të prishte kohezionin në NATO dhe do të fuste Ballkanin dhe vendet përtej edhe një herë në kaosin nacionalist etnik. Jo faleminderit” thekson ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu