Shaban Braha emër që nuk harrohet

0
430

libri i shaban brahes u2_shaban1Me dhembje të madhe nga Prizreni historik i Lidhjes Shqiptare me datë 3 Dhjetor 2013,si rrufetë kur shkrepin nga malet e Alpeve Shqiptare morëm lajmin e pikëllueshëm mbi ndërrimin  e jetës për shkrimtarin historian, patriotin dhe veoprimtarin e shquar të çështjes kombëtare shqiptare Shaban Jakup Braha.

 

Pas një sëmundje të shkurtër, në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare,Shaban Jakup Braha i lindur në qytezën Bicaj të rrethit të Kukësit,i cili u përfshi në LANÇ dhe nga kjo luftë çlirimtare familja e tij e cila ishte përfshi e tëra në këtë luftë me besim për çlirimin e plotë të kombit shqiptar, dha dy dëshmor,vëllaun,Merimanin e motrën Lie,Ndërsa Bacë Shabani fare i ri njihej si arkivist dhe korrier në terrenet dhe çetat luftarake në linjën Sllovë-Kukës-Prizren, por më vonë ka jetuar dhe punuar në Tiranë,ku ka kryer fakultetin Juridik,e më tej fakultetin gjitharmësh në Akademinë Ushtarake.Sherbeu në Drejtorin e Përgjithshme të Arkivave Shtetërore dhe në Ministrin e Mbrendshme (në profil ushtaraku) duke ju përkushtuar Kosovës e tërësisë kombëtare.

 

Bacë Shabani ishte mësuesi atdhedashës që mësoi qindra liridashës të Trojeve Shqiptare,ai i kishte mësuar dhe stërvitur ushtarakisht gjithë ata patriot si ta duan dhe çlirojnë atdheun nga okupatorët jugosllavo-serb-malazez-maqedonas dhe helenizmi grek,e kështu ishte bërë udhërrëfyes dhe veprimtar i shqiptarizmit idealist për lirin dhe bashkimin e atdheut me shtetin amë Shqipërinë.Për këtë ideal ai u angazhua mes tjerash dhe u bë mbështetës,mësues dhe udhërrëfyes për Komitetin Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve,qysh nga viti 1991 e deri në përfundimin e luftës çlirimtare të UÇK-së,ku unë personalisht pata fatin të njihem dhe të bashkëveproj me këtë patriot e dietar të madhë të çshtjës kombëtare.

 

Shokët e ilegalës që paten rastin të njihen dhe ti bashkërendojnë veprimet atdhetare në rrugën  e lirisë dhe të bashkimit mbarkombëtar shqiptar me bacë Shabanin e konsideronin si mësues  i ditur dhe veprimtar praktik të luftës çlirimtare i cili dha kontribut të çmushëm kombëtar,njëkohësisht pati fatin ta shohë Kosovën,Trojet Shqiptare në Maqedoni,si dhe ato të Preshevës-Medvegjës-Bujanocit,paksa të lira,ai nuk kënaqej me këtë liri,sepse donte që shqiptarët të jetonin në një shtet të përbashkët me Shqipërinë.Por ja që vdekja papritmas e mori pa e realizuar këtë dëshirë.

 

Me këtë rast anëtarëve të familjes së gjërë dhe atë të ngusht BRAHA i shprehë ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të prindit,vëllaut,veteranit të luftrava çlirimtare,shokut e mikut të idealeve atdhetare dhe letërsisë historike shqiptare.

 

I qoftë i lehtë dheu i tokës shqiptare.Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të bacës Shaban!

 

Prizren,më 8 Dhjetor 2013.

 

Shkruan: Avdi Ibrahimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu