SHBA, zbardhet plani i tërheqjes ushtarake nga Afganistani

0
326

Presidenti i SHBA- ve Barak Obama do të prezantojë nesër etapën e parë të tërheqjes së trupave ushtarake nga Afganistani. Burime  nga shtëpia e Bardhë bëjnë të ditur se në këtë fazë mendohet të kthehen në vend 10 mijë ushtarë amerikanë nga Afganistani.

Zyrtarët thonë se Obama do të kërkojë brenda dy muajve tërheqjen e 5 mijë trupave ushtarake, ndërsa 5 mijë të tjerët do të tërhiqen brenda 2011-s.

Në fjalimin që do të mbaj nesër Obama do të rikonfirmojë planin e SHBA- ve dhe NATO-s për t`i dhënë kompetenca të plota Afganistanit brenda vitit 2014. Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht 100 mijë trupa ushtarake në Afganistan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu