Shefi i BIA-s (UDB-es), bashkë me Vuçiqin në Kosovë

0
219

Bashkë me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, në Kosovë po qëndron edhe shefi i shërbimit secret serb, (BIA) Bratislav Gasic.

Ai është parë duke e shoqëruar Vuçiqin në ndalesën e parë të vizitës në Kosovë, në Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq në Zubin Potok, shkruan Gazeta inFokus.

Bashkë me ta është edhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qevberinë e Serbisë Marko Gjuriç dhe Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar.

Derisa për Vuçiqin dhe Gjuriqin institucionet e Kosovës kanë konfirmuar se kanë leje të vizitojnë veriun e Kosovës, për shefin e BIAS dhe ministrin e shëndetësisë nuk dihet nëse Qeveria e Kosovës është në dijeni se gjenden në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu