Shefi i FMN-së arrestohet për përdhunimin e një kameriereje

0
114

Drejtori i përgjithshëm i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, u arrestua të shtunën në Nju Jork me akuzën e dhunës seksuale ndaj një 32-vjeçareje në një hotel.

Strauss-Kahn, 62 vjeç, u arrestua ndërsa ishte në bordin e avionit Air France, i drejtuar për në Paris. Ndalimi i tij u bë pak para uljes së avionit, teksa shefi i FMN-së ishte i ulur në sediljen e tij në klasin e parë.

Sipas disa prej mediave amerikane, Strauss-Kahn detyroi një kameriere të hotelit “Sofitel” në Times Square të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Autoritetet njoftuan se akuzat ndaj kreut të FMN-së janë “tentativë përdhunimi, akt seksual kriminal dhe sekuestrim”.

Policia e Nju Jorkut bëri të ditur se drejtori i FMN-së kërkoi një avokat dhe nuk pranoi t’u përgjigjet pyetjeve të hetuesve. Ndërkohë, hetuesit gjetën në dhomën e hotelit disa prova, ku presin të gjejnë AND-në e Strauss-Kahn.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu