Shkencëtarët britanikë, projekt për zbulimin e alienëve

0
287

Shkencëtarët britanikë janë duke koordinuar një projekt të përbashkët për kërkimin apo kapjen e sinjaleve jashtëtokësore.

Akademikë nga 11 institute, kanë krijuar një rrjet të përbashkët për të koordinuar kërkimet e tyre për jetë përtej planetit Tokë. Projekti, i cili mban emrin Kërkimi për Inteligjencën Jashtëtokësore (Seti), ka për qëllim zbulimin dhe jetëve përtej planetit tonë.

Astronomi sir Martin Rees, do të jetë edhe kreu i kësaj bashkësie shkencëtarësh. Grupi po kërkon fonde, gati 1 milionë paund për çdo vit, në mënyrë që të monitorjnë dhe vendosin aparaturat radio dhe teleskopët për të monitoruar gjithësinë, në pritje të ndonjë sinjali pozitiv.

Ky projekt pritet që të ndihmojë së tepërmi në kërkimin apo zbulimin e jetës përtej planetit tonë. Në pjesën më të madhe të rasteve, monitorime si ai i Seti-t, janë bërë në Britani përmes donacioneve private.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu