Shkollat politike, në hapësirën kombëtare

0
271

Në trojet shqiptare, para Luftës së Dytë Botërore, Pas saj e deri sot, kemi pasur, e kemi shumë shkolla politike, të cilat kanë nxjerr, e nxjerrin kuadro dhe gjithnjë kanë qenë dhe janë në luftë njëra me tjetrën. Që të gjitha kanë emancipuar politikan e intelektual, në kuadër të filozofisë politike të vetën. Këto kanë ndikuar, që të jemi në këtë gjendje të mjerë politike e kombëtare dhe vështirë e kemi t’i çelim sytë, sepse, ua mundësuam disa rrymave politike të gjejnë bashkëmendimtar dhe bashkëveprimtar, për realizimin e synimeve të veta, të cilat kombit i ka kushtuar dhe i kushton shumë.

Po ia fillojmë për të parë efektet e këtyre shkollave politike, pos njërës, në hapësirën e territorit të robëruar, e, të Shqipërisë londineze, të cilat dhanë kuadro, që edhe sot janë të fuqishëm në proceset vendimmarrëse, të mbështetur nga vendet të cilat kishin krijuar këto shkolla, gjoja për të mirën e shqiptarëve.

 

Shkolla politike të Beogradit, Athinës, Stambollit e perëndimit

 

Nga këto shkolla kanë dal vrasës e vasal dhe që në hapat e parë, kanë kërkuar edhe te ne shqiptarët të kemi të tillë, por për bashkëkombës tanë. Për fat të keq, edhe te ne shqiptarët, kanë gjet të tillë, jo vetëm nga këto kategori, por kanë krijuar bërthama edhe të shkollave tjera. Këto shkolla kanë dhënë kuadro, të cilët me përkushtim kanë luftuar kundër pjesëtarëve të kombit të vet, në gjithë hapësirën, ku janë dërguar, e për ku janë përgatitur. Ata kanë qenë djemtë e përdhelur të të gjithë krajlive, e mbretërve, edhe të atyre modernë, Titos, Ataturkut, Papadopullosit, Theçerit, Miteranit, e shumë të tjerëve, sa disa prej tyre edhe janë krekosur, e krekosen,  se ishin, e janë, nxënës të kësaj apo asaj shkolle. Shumë prej tyre, të sotmit i kanë rehabilituar, të vdekurit, e të  moshuarit senil, për tu identifikuar me këto shkolla, e me këto kuadro dhe u janë dhënë tituj nderi, tituj dëshmorësh kombëtar, u jepen tituj veteranësh kombëtar, zgjedhën deputet, ministra, drejtor departamentesh, janë në organet e inteligjencës, në poste drejtorësh të burgjeve, e policisë, madje ata të cilët kanë vdekur, janë varrosur me nderime ushtarake, me homazhe e akademi përkujtimore dhe u këndohen ditirambe, u thurën vargje, e, shkruhen monografi, u rikthehen eshtrat për varrime në shtrat topi, sa edhe u ngritën lapidare, përmes të cilëve mundohen t’i paraqesin, sa më madhështor dhe krekosën, se nuk po bëjnë asgjë, pos po vlerësojnë shkollat nga të cilat dolën ata, si shkolla më të civilizuara, më largpamëse, si shkolla ku kanë tejkaluar çështjen kombëtare dhe atyre u kanë interesuar çështjet globale, në emër të së cilës thirren edhe të sotmit – rehabilituesit.

Këto shkolla i ka shti në kurth shumë kuadro, të cilët nga frika se do të dalin të palarat e tyre, kanë heshtur e heshtin dhe ua mundësojnë nxënësve të këtyre shkollave për të përfituar të gjitha këto, që u thanë më lartë, edhe në ditën e sotme.

 

Shkolla politike e tradhtisë

 

Në këtë kategori shkollarësh, nuk e kam ndërmend të flas për tradhtar të vegjël, lagjeje, fshati, qyteti e regjioni, e, as për emra e mbiemra, se ata janë të shumtë, por për tradhtarët e rangut kombëtar, në të cili bëjnë pjesë, ata, të cilët kanë vënë firma mbi akte marrëveshjesh, të cilat kombi është detyruar t’i shlyej me gjak. Të tillë ka edhe sot dhe përveç njërit që është ekzekutuar, të tjerët kanë shpëtuar dhe jo vetëm kjo. Atyre u ngritën lapidar e monumente madhështore, në nivel mauzoleu. Këta në momente vendimtare të kombit, kanë pranuar të hyjnë në lojëra tradhtie, qoftë për ofiqe, qoftë për emër, qoftë për sigurim jete, etj.

 

Shkolla politike e mentalitetit të robit

 

Kjo shkollë ka lindur si rezultat i politikës robëruese dhe te kjo kategori është mbjellur mentaliteti i robit. Ata, gjatë jetë së vet, kanë bërë gabime, apo kanë heshtur e kanë mbështetur kategorinë e parë. Nxënësit e kësaj shkolle, edhe sot pak e kanë mundësin, për të ardhur në shprehje, por siç kanë bërë miratime dikur, bëjnë edhe sot. Kjo kategori është tragjedia kombëtare, sepse janë një pjesë e madhe dhe te këta ekzistojnë gogolët: turqit, serb, ndërkombëtarët, të huajt, pushtet, policë, gjykatës etj. dhe këtyre u dalin si “stop” në çdo hap të jetës, të gjitha çka u thanë më lartë. Këta më tepër e dëmtojnë shoqërinë, se sa i ndihmojnë asaj, për të ecur në këmbë të veta, sepse ata, në radhë të parë, nuk guxojnë të lëvizin e punojnë të pavarur.

 

Shkolla politike e bashkëpunëtorëve

 

Shkolla e bashkëpunëtorëve, janë shkolla të cilat kanë dhënë, e japin, kuadro, që përmes tyre mundohen të kontrollojnë aktivitetet kombëtare, synimet e veteranëve të rezistencës kombëtare, bashkërendimin e veprimeve të tyre për çështje kombëtare, që të informojnë punëdhënësit e tyre, kudo e kushdo qofshin ata, për të penguar perspektivës kombëtare shqiptare. Kryesisht janë njerëz që për imtësi, për të qenë dikush, për të marrë një përshëndetje nga dikush, për të zënë një vend pune etj. ka dhënë e shpifur informata, për të gjithë ata të cilët kanë menduar se veprojnë kundër pushtuesit e pushtetit të tyre. Këta janë të rrallë, krahasuar me kategoritë tjera, por që kanë sjell dëme shumë më ët mëdha te individët, veprimtar të çështjes kombëtare. si rregulltat i punës së tyre, kemi vrasje, burgosje, syrgjynosje etj. Ata janë të tillë, se ushqim shpirtëror e kanë këtë lloj marifeti, e çka është më karakteristike, se kjo kategori për armiqtë e kombit, është më e lira në pagesë. dhe vështirë e kanë të largohen nga ai mentalitet. Shumica e tyre janë të pa zbuluar dhe ende fshihen në shoqërinë hallemadhe, deri sa nuk dalin dosjet në pah, sepse për të mbajtur në fshehtësi emrat e bëmat e tyre, kujdesen të gjithë, duke u nisur nga qendrat ku janë dosjet, e gjer në vendet ku ata shërbejnë, apo i kalojnë ditët e pleqërisë në rehati, bashkë me familjet e tyre, pa vrarë ndërgjegjen se ka kryer krime kundër rinisë së kombit të vet, madje nganjëherë edhe ngrin zërin, kur u jepet mundësia, për marrë nëpër gojë, e përbuzur punën e akëcilit, apo për të vu në lojë edhe epoka.

 

Shkolla politike e nënshtruese të kombit

 

Në këtë shkollë të nënshtrimit të kombit, kryesisht bëjnë pjesë intelektualët e përgatitur në shkollat e huaja zyrtare dhe atë të armiqve, serb, grek, sllavomaqedon, malazez etj., të cilët kanë udhëhequr propagandën, të yshtur nga udhëheqësit politik të të gjitha niveleve. Kjo shkollë, ka qenë e shtrirë, edhe në nivelet më të ulëta, pra, që nga fshati e gjer në majën e konit pushtetar.

Misioni i tyre ka qenë dhe është, që të paqësojë qytetarët dhe të presin vetëm vendimet e pushtetarëve, pa marrë parasysh nga vijnë sugjerimet për ta. Në historinë më të re, mision kryesor ka qenë dhe është, lufta e shpallur, edhe zyrtarisht, kundër enverizmit dhe të kuqve, që ka nënkuptuar, luftën kundër ish të burgosurve politik në Shqipërinë e robëruar dhe mbështetësve të tyre në Shqipërinë londineze.

Kjo shkollë, zanafillën e ka shumë herët, por lulëzon në vitin 1990, të cilët krijuan bllokun e përbashkët, për topitje të tehut të revolucionit, shkapërderdhën energjinë kombëtare dhe krijuan politik fisnore, ndërsa nën rrogoz, kishin bashkërenditur veprimet politike, me të gjithë sorollopin e vet, jashtë e brenda kombit, e, territorit kombëtar. Kjo shkollë personifikohet me Rugovën, Berishën, Xhaferin dhe pinjollin e tyre Halimin. Këta, jo vetëm që kanë arritur për të shpërbërë bërthamën kombëtare, të krijuar me mund e gjak, nëpër kohë e breza, por arritur të joshin edhe të huajt, bashkë me armiqtë tanë, për të lodruar kah të donë, e, si të donë, në hapësirën gjeografike, e hapësirën historike, duke shkatërruar edhe arshiva me peshë kombëtare. Këta e kishin dorën e lirë, për nënshkrime, për vlerësime, për krijim miqsh, për shpallje armiqsh, për shlyerje të datave e epokave historike dhe për t’i trajtuar sipas sugjerimeve, nga brenda e jashtë.

Kjo shkollë i tejkaloi të gjitha shkollat për bëmat e tyre, sepse përveç parimit kryesor, shpërbërjen e bërthamës kombëtare, ata arritën edhe të detyrojnë kombin për të kapërdirë fëlliqësira që prodhoheshin në Beograd, Athinë, Shkup, Podgoricë, e në shumë qendra tjera në perendim, të nëpërkëmbin dinjitetin e tij, dëshirën dhe mundësit e tij, për të qenë të lirë dhe të pavarur. Këta u lidhën me qendra tjera kundërkombëtare, për të krijuar lehtësi e kredi, për teknologji propaganduese, nënshtruese, e, përfituese. Ata arritën të shpërndajnë e përçajnë kombin, në momentin e jetës apo të vdekjes, në luftën e UÇK. Ata arritën edhe të njollosin këtë luftë, të cilën edhe faktori i jashtëm e pa se ishte e drejtë, ta sulmonin e përbuznin, madje, edhe pas përfundimit të saj, ta shpifin akuzën më të madhe, për gjoja  gjenocidin që kanë bërë akëcili individ e formacion luftarak i UÇK.

 

Shkolla politike e shfrytëzuesve

 

Duke ju falënderuar nxënësve të kësaj shkolle, kombi, jo vetëm se u gjet i përballur me përçarje, nëpërkëmbje, humbje të dinjitetit, por tash ishte, e është i shfrytëzuar nga shfrytëzuesit ekonomik e tregtar, të lidhur me pushtetarët. Edhe këta, të yshtur nga politika ditore, do të thotë nga shkollat e lartpërmendura, bashkërenditën përfitimet dhe shtrinë shfrytëzimin në të gjitha poret e jetës. Qytetarëve iu kishin hapur shumë fronte, por ky ishte një front, i cili ndikoi më shumë se të tjerët. Kur fshatari mbetët pa bukë dhe gjërat elementare për jetë, ai vështirë e ka të mendojë për të ardhmen e kombit. Këtë më së miri e thotë Migjeni te “Legjenda e misrit”. Kjo kategori e ka bekimin edhe të kundërkombëtarët, të cilët u japin mbështetje, për të pasur zërin e fuqishëm në pushtet, për të pasur ndikimin në përgojimin dhe përçmimin e luftëtarëve të lirisë, për të thyer bllokadat me armikun, të vëna nga të tjerët, për të luajtur me çmime sipas dashjes, për të fshehur tatimet e artikujt me afat të skaduar, për të luajtur me shëndetin e masave, e për të qitur kanun, siç thotë një fjalë e popullit. Pra ata kanë zot paranë dhe vetëm paranë, punë e madhe në mund të jetojë kombi.

 

Shkolla politike e Tiranës

 

Po e emërojë të tillë, edhe pse ka funksionuar edhe më herët shkolla kombëtare, por pa një kryeqytet shqiptar, ajo ka qenë e shkapërderdhur nëpër regjione, e mërgatë. Me zyrtarizimin e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, atëherë kemi edhe grumbullimin e materialit dokumentar, ku janë të përshirë bëmat, mundimet, gjaku i derdhur dhe sugjerimet e atdhetarëve tanë, për kahet e zhvillimit, mundësit e shlirimit, mënyrën e të qenit vet zot të kësaj toke. Aty do të tubohet mendja e kombit, edhe pse armiqtë dhe shkollat e tyre, që i kemi thënë më lartë, janë munduar që të krijojnë qendra tjera, si në Prishtinë, Tetovë, Podgoricë e Preshevë, madje edhe më larg, Romë, Athinë, Beograd, Parisë etj, secilës duke u munduar të ia japin tretmanin e barabartë, gjoja kombëtar, për të çrrënjosur nga koka e veprimtarëve atë të Tiranës.

Shkolla kombëtare, krijoi bazën e gjuhës, alfabetit, shtetit dhe bazën e shtetndërtimit, dhe ku, me të vërtet, sovran ishin qytetarët. Kjo shkollë herë mbyllej e herë hapej, varësisht nga rrymat e ndryshme politike e filozofike, varësisht nga dominimi politik i shqiptarëve, nën pushtimin e turqve, serbëve, grekëve, italianëve, sllavomaqendonëve, malazezëve, e të tjerëve, pra herë kombëtarja mësohej shqip, e herë kundërkombëtarja mësohej shqip. Me forcimin e pushtetit, pas Luftës së Dytë Botërore, kjo shkollë u përball, e përballet, me të gjitha shkollat e lartshënuara, për të qenë parzmore kombëtare dhe të mos lejojë që kombi të pësojë në të gjitha fushat e jetës, duke u nisur nga thelbësorja, gjuha dhe përkatësia kombëtare, që edhe sot është duke u përballur me të madhe, sepse, siç janë munduar, të na paraqesin shkollat e huaja, si turq, mysliman, shiftar, albanca, tash po mundohen për të na ndarë në shqiptar dhe kosovar, duke i dhënë përparësi fesë.

Kjo shkollë ka prodhuar e prodhon kuadro për gjithë hapësirën kombëtare. Nga kjo shkollë kanë dalë dëshmorët e kombit, arkitektet e shlirimit kombëtar, arkitektët e shtetformimit, arkitektët e forcimit të së drejtës për të qenë shtet – komb, arkitektë të krijimit të bazës për ushtri shlirimtare e mbrojtëse kombëtare, mbrojtëse të kufijve të vet, arkitekte e zhvillimit ekonomik e industrial. Mirëpo, edhe ishte shkolla më e sulmuar, më e nëpërkëmbur, jashtë Shqipërisë londineze, e, edhe në botë, sepse kjo i vuri në pah tradhtarët, vasalët, bashkëpunëtorët etj. Kjo shkollë u çjerri maskën kolonës së pestë e shtypit të verdhë dhe u tregoi bashkëkombësve për rreziqet që i kanoseshin nëpër zyra vendore e ndërkombëtare, kur bëheshin pazare për tokën tonë, e për fatin tonë.

E vetmja shkollë, që emancipoi shqiptarët, me politik kombëtare, është kjo. Gjithë kjo që është bërë, me mund e gjak, me bukë e pa bukë, me plagë trupore e shpirtërore, nëpër shekuj dha rezultate, dhe falë kësaj shkolle, ne jemi komb i respektuar në botën e qytetëruar, sepse ishte dhe është e vetmja shkollë që i vuri gjoksin, të gjitha shkollave tjera, që funksiononin e funksionojnë, të cilat mision parësor e kishin dhe kanë, luftën për zhbërjen  kombin shqiptar.

 

Prishtinë, 29.04.2013

 

Shkruan: Afrim Morina

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu