Shkupi shënoi 134 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

0
102

Shkup, 10 qershor – Me rastin e shënimit të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Shkup u organizua manifestim në të cilin morën pjesë zv/kryeministri Musa Xhaferri, anëtari i familjes së heroit kombëtar Hasan Prishtina, Mehmet Prishtina, kryetarin i komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe  shumë personalitet tjera të cilët folën për këtë ngjarje historike, gjurmët e saj por edhe për kronologjitë e ndodhive se si veprimtarët e shquar shqiptar arritën deri tek data e Lidhjes Shqiptare të Peizrenit.

Në fjalimin e rastit, zvkryeministri, Musa Xhaferri deklaroi se “Shkupi ka qenë njëra prej qendrave më aktive por fati ka qenë i tillë i konjekturave të atëhershme, i aleancave të ndryshme që të mbetet historikisht jashtë kufijve politik të atëhershëm , por roli i aktivitetit të qendrës së Shkupit permanent ka qenë në nivel dhe besoj qe do të jetë, dhe ne si gjeneratë më e re, bashkë me të gjitha nivelet e pushteteve bëjmë përpjekje që të promovojmë këtë identitet kulturor të respektojmë vlerat tona duke i respektuar figurat, siç është ajo më unikja e gjithë kombit figura e Skënderbeut, siç do të jetë e respektuar figura e Hasan Prishtinës dhe shumë figura të tjera, për arsye se për mes asaj ne ruajmë dhe kultivojmë identitetin tonë kombëtar dhe është në respektin tonë si gjenerata që të përkujdesemi për arsye se ajo është frymëzim gjeneratave të reja të cilat fatmirësisht nuk i kanë përjetuar ato periudha të vështira”.

Fjalë rasti mbajti edhe anëtari i familjes së heroit kombëtar Hasan Prishtina, Mehmet Prishtina, i cili ndër të tjera tha se “Ne shqiptarët dimë ta bëjmë historinë, por nuk dimë ta shkruajmë historinë. Ka ndodhur kështu sepse duket që shumë eksponente të ngjarjeve të mëdha historike fatin historik të Shqipërisë dhe shqiptarëve e kishin lidhur dhe kushtëzuar me fatin e tyre personal në vend që të kishte ndodhur e kundërta, dhe për fat të keq të atdheut të tillë eksponente gjejmë edhe sot e kësaj dite gjithandej ku gjallërojnë shqiptarët, prandaj zonja dhe zotërinj, të nderuar  edhe pse tani rrethanat historike janë më të favorshme se asnjë më parë për shqiptarët prapë se prapë ideali i Gjergj Kastriotit, Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit mbetet larg sendërtimit. Uroj që fuqia bashkuese e shqiptarëve në këtë përvjetor të mund të çojë fuqinë tjetër që bie ndesh me synimet tona historike, besoj fuqishëm në orën e madhe të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, sa më i përkushtohemi asaj ore aq më shpjet vjen ajo”.

Fjalime të rastit mbajtën edhe anëtari i shoqatës së Historianëve shqiptar në Maqedoni, Arben Sulejmani, Shefqet Zekolli drejtor i Insitutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni, dhe drejtori i Muzeut të Lirisë në Shkup, Baki Halimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu