Shokuese: Shefi i inteligjencës britanike pohon se ka prova që tregojnë se princi Salman urdhëroi vrasjen e Khashoggit dhe se kishte lejen e ShBA-ve

0
98

Ish shefi i MI6 ka thënë që të gjitha provat regojnë se Princi Mohammed bin Salman i Arabisë Saudite ishte pas vdekjes së gazetarit Jamal Khashoggi, dhe që teoria se elementë të jashtëm në ushtrinë saudite e kanë bërë një gjë të tillë është “trill blatant”, shkruan The Guardian.

Sir John Sawers i tha BBC-së se këto mendime ishin bazuar në bisedimet e tij me burime të rëndësishme në Whitehall dhe në dijenitë që kishte marrë nga shërbimet e inteligjencës në Turqi.

Komentet u bënë pasi që presidenti amerikan Donald Trump kishte thënë që prezumonte se Khashogi kishte vdekur dhe që pasojat për Arabinë Saudite do të ishin shumë të rënda nëse liderët e këtij vendi do të evidentohej të ishin fajtor për vrasjen.

Sawers, që ishte kreu i shërbimit sekret britanik deri më 2014, poashtu pretendon se princi mund të ketë vepruar vetëm nëse e kishte lejen nga Shtëpia e Bardhë për të vepruar si të donte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu