Shpend Ahmeti: Kemi ngritur kallëzim penal ndaj një ish-drejtori të arsimit

0
353

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se kanë ngritur kallëzim penal ndaj një ish-drejtori të arsimit, i cili kishte kryer mbi 100 punësime në arsim pa konkurs.

“Para disa jave kemi dorëzuar kallëzimin penal për njërin prej ish drejtorëve të arsimit për mbi 100 punësime në arsim pa konkurs. Jemi duke përgatitur edhe kallëzimin për ish drejtorin tjetër tash asambleist. Vetëm si shembull 4 vajza të vëllait i ka punësuar pa konkurs në shkolla të Prishtinës, bashkëshortja drejtoreshë e mos të flasim për më larg. Mos të çuditemi për PISA. Pa u ballafaquar me këto fakte dhe pa i adresuar ato nuk ka përparim”, ka përfunduar shkrimin e tij në facebook Ahmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu