Shpend Ahmeti njofton për punët e kryera në ndriçimin e Prishtinës (Foto)

0
57

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar për të arriturat e komunës në ndriçimin e oborreve të shkollave të kryeqytetit.

Sipas tij Komuna e Prishtinës është e përkushtuar në orientimin e investimeve në secilin sektor, duke i renditur prioritet sipas kërkesave të qytetarëve dhe nevojave të tyre.

Postimi i tij i plotë në facebook:

Vazhdojnë investimet e Komunës së Prishtinës për ambient sa më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët. Së fundmi, ka përfunduar rregullimi i ndriçimit në oborret e shkollave “Faik Konica”, “Emin Duraku”, “Naim Frashëri”, “Dardania”, “Nexhmi Mustafa”, si dhe në çerdhen “Shtëpia Magjike” në Besi.

Komuna e Prishtinës është e përkushtuar në orientimin e investimeve në secilin sektor, duke i renditur prioritet sipas kërkesave të qytetarëve dhe nevojave të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu