Shpend Ahmeti: Zaev nuk është më i mirë se Gruevski vetëm pse ka thënë “Mirëdita” në gjuhën shqipe

0
187

Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti në një intervistë për portalin Sakte.net ka deklaruar se kryetari i LSDM-së Zoran Zaev nuk është më i mirë se Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së

Ahmeti është shprehur se nuk është koha në një situatë të tillë kur shkelet çdo e drejtë elementare që shqiptarët ta përkrahin parti maqedonase sepse, siç është shprehur ai, nuk do të thotë se Zaev është më i mirë se Gruevski vetëm nëse ka thënë në një tubim “Mirëdita” në gjuhën shqipe.

Ai tha gjithashtu se është parimore që të krijohet koalicion pas zgjedhjeve me LSDM–në e Zaevit, vetëm nëse do të garantoheshin të drejtat e shqiptarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu