Shqipëria duhet bërë, mjaft me folklorizëm!

0
324

Kohëve të fundit jemi të stërngarkuar me folklorizëm politik, aq më tepër këtë vit, si vit i njëqindvjetorit të shpalljes së Shqipërisë si shtet i pavarur. Edhe ata që deri dje ishin dhe janë në shërbim të armikut, çjerrën dhe dalin më luftëtar se ata të cilët me të vërtetë nuk kursyen asgjë për çështjen kombëtare.

Fjalët e Edi Ramës për Sali Berishën, thënë publikisht, kanë vetëm një kuptim, që me të vërtetë, do të rikthente çështjen shqiptare në binar të drejtë dhe ta bëjë që të hyj në agjenda ndërkombëtare ashtu siç e meriton. Të kundërtën ato janë vetëm fjalë në etër, që kush e ha këtë karremin t’ia japi votën dhe të vazhdojë aty ku e lënë Berisha.

Nëse Edi Rama e ka kuptuar se Kryeministri aktual i Shqipërisë londineze ditë e më tepër po ia prish themelet e asaj Shqipërie, ditë e më tepër po i nëpërkëmbë dëshmorët e kombit, ditë e më tepër po rehabiliton tradhtarët, ditë e më tepër po thellohet në matrapazllëqe me fqinjët për çështje të kufijve, ditë e më tepër bizneset po i thellon me armiqtë e kombit, ditë e më tepër po shet në ankand pasurit kombëtare armiqve të kombit, atëherë duhet ndal turrin dhe kjo i ndalet nëse përmbyset qeveria që Ai drejton. Një qeveri e tillë nuk i duhet shqiptarëve, jo sot, por asnjëherë dhe është i vetmi komb që ka mundur të durojë veprimet e kësaj kaste politike, që në vend se ta dërgojë përpara çështjen kombëtare me të gjitha resurset e domosdoshme për jetë të dinjitetshme, ajo e ka kthyer prapa dhe ia ka lëkundur themelet shtetësisë dhe shtetformimit kombëtar.

Nëse Edi Rama e ka kuptuar se për këtë njëqind vjetor po rehabilitohen figura tradhtare, siç është ajo e Ahmet Zogut, aq më tepër kur po dalin publike edhe shënimet nga CIA Amerikane për tentim marrëveshjet e Tij me Titon (lexo Rankoviqin, sepse ky më shumë se gjithkush në Serbi ka pasur dëshirë që territoret shqiptare t’i pastroj dhe ata që mbetën t’i burgos dhe vras), pas Luftës së Dytë Botërore, pra një vazhdimësi e marrëveshjes me Pashiqin, sigurisht me shpërblime edhe më të mëdha se dikur, e cila e pruri në pushtet edhe me ndihmën e bjellorusëve, që përgjakën atdheun dhe vranë ose syrgjynosën ajkën e pendës dhe pushkës kombëtare.

Nëse Edi Rama e ka kuptuar se nuk mundën për të qenë të shpërblyer njësojë tradhtarët dhe dëshmorët e kombit, në këtë kontest Ahmet Zogu dhe Hasan Prishtina, që të dyve të ju ngritën lapidare në këtë përvjetor të madh dhe do për të ndal këtë turp që i imponohet kombit.

Nëse Edi Rama e ka kuptuar se së tepërmi janë të përçmuar shqiptarët nga armiqtë tanë, që kur donë na vrasin, që kur donë na burgosin, që kur donë na i cenojnë kufijtë, që deputetet minoritar bëjnë edhe sulme në shtetësi kur të ju teket dhe si i thonë padronët, që me një kryq në varr i merret edhe përkatësia kombëtare shqiptare dhe territori ku ka qenë i varrosur shpallet grek, maqedon apo serb e malazezë.

Nëse Edi Rama e ka kuptuar se kultura jonë kombëtare po nëpërkëmbët, që gjuha shqipe po nëpërkëmbët, që kombin tonë mëtojnë ta ndajnë në dy e më shumë pjesë, si shprehje gjeografike, që nderi i femrës shqiptare po nëpërkëmbët edhe përbrenda vet territoreve të veta, që pranojnë  historinë tonë për ta përmirësuar dhe pushtuesit t’i pranojë si shpëtimtar.

Nëse Edi Rama e ka kuptuar se çështja shqiptare duhet të ecën më tutje, nga aty ku e kanë lënë luftëtarët e lirës dhe përfillur Kushtetutën.

Nëse Edi Rama i ka kuptuar këto që u cekën më lart dhe shumë të tjera që nuk i thash, atëherë besojë se do të ketë mbështetje e asaj pjese të ndërgjegjshme kombëtare, e cila do të t’i ndihmojë me të gjitha mundësit dhe në të gjitha rrethanat.

Por nëse këtë e ka sa për të marr pushtet dhe të jetë në ballë të kësaj kremte të madhe kombëtare, besojë se nuk do të kalojë lehtë dhe do të japi përgjegjësi për këtë, ndoshta më shumë se sa Kryeministri aktual, i cili politikën e vet tradhtare e ka ndërtuar ngadalë dhe këtë kanë mundur ta vërejnë vetëm ata që kanë qenë të përkushtuar për çështje kombëtare, përmes analizave të përhershme politike, sepse Ai ka pasur edhe mbështetje për anash, nga liderthit politik në hapësirën kombëtare, por edhe nga ndërkombëtarët, se qëllimi i tyre ka qenë të mposhtet personaliteti dhe politika e Enver Hoxhës, ndërsa tash jemi në fazën e dytë të politikbërjes dhe këtë fazë duhet ta shfrytëzojmë për çështjen kombëtare në mënyrë institucionale. Pra Edi Rama duhet ta di se nëse mposhtet Sali Berisha, do të mposhtet për çështje kombëtare dhe ky duhet të jetë i vetëdijshëm për tradhtinë nëse e bënë ndaj kombit.

Edi Rama, mati punët për këtë mendim të shprehur publikisht!

 

Prishtinë, 29.05.2012

 

Nga Afrim Morina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu