Shqiptarë të pafajshëm janë në burg për rastin “Monstra”

0
88

Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se shtatë shqiptarët e dënuar për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit janë të pafajshëm.

Ai këtë e deklaroi në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit”, duke shtuar se shtatë shqiptarët pafajsisht po qëndrojnë në burg. Sipas tij, me publikimin e materialeve të përgjimeve për këtë rast të njohur si “Monstra” mund të nxiten trazira tek bashkësia etnike shqiptare në Maqedoni.

“Mund të ketë viktima. Andaj momentalisht po udhëheqim bisedime intensive me shqiptarët, për të gjetur mënyra për parandalimin e një reagimi të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm me të vërtetën” ,deklaroi Zaev.

Ai tha se nuk pret dorëheqjen e kryeministrit Gruevski dhe se sipas tij, një qeveri kalimtare do ti mundësonte atij largimin me dinjitet. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu