Shqiptaret e botes shqiptare (Shqiperise) dhe bota tjeter e ministrit te jashtem te Edi Rames

0
109

Xhevat Bislimi

“Ata që ende mendojnë për Shqipërinë e madhe jetojnë në një tjetër botë”, paska thene-konstatuar (sigurisht pas nje analize te gjate e te thelle qe u ka bere shqiptareve…!!) Ministri i jashtem i Edi Rames, Ditmir Bushati!!
Ndersa shovinisti serb, Marko Gjurici (drejtor i zyres per Kosoven ne qeverine serbe…) te njejten dite ne Mitrovic deklaroi: “Në emër të shtetit serb përsëris edhe njëherë se deri sa të ekzistoj Serbia, ajo do të jetë me popullatën e saj në Kosovën serbe”.
Secili prej nesh mund t’i bej pyetje Bushatit: Ne cilen bote po jetoni ju zoti Minister?!! Me sa duket, Ministri i ri (i ri ne moshe, njomezak…) kete deklarate e ka bere ne prag te vizites ne Beograd per ta zbutur Serbine e terbuar nga shovinizmi…!!
Sigurisht qe askush nga shqiptaret nuk pret qe Kryeministri, ministrat e tij dhe institucionet shteterore te Republikes se Shqiperise apo te Kosoves te dalin ne kete kontekst kohor me kerkese per ribashkimin e Shqiperise (te dy shteteve dhe krahinave shqiptare ne Serbi, Maqedoni, Mal te Zi e Greqi) ne nje shtet te vetem… Sepse, detyre dhe angazhim i perhershem i nje Qeverie e shteti eshte qe te punojne nate e dite per ta bere nje dite realitet ate te drejte, ate deshire dhe ate interes mbarekombetar… Aktualisht prioritet kombetar eshte ruajtja, mbrojtja dhe fuqizimi Republikes se Kosoves, e cila eshte e kercenuar dhe rrezikuar nga prania serbe dhe pretendimet territoriale te Serbise shesheliane… Ribashkimi i Shqiperise eshte i pashmangshem, por nuk do te behet brenda nje dite apo me nje te rene lapsi ose shpate… Mirepo, ta quash Shqiperine e copetuar dhe hapesiren shqiptare “Shqiperi e Madhe”, njesoj si Serbia e Greqia shoviniste dhe njesoj si Rusia imperialiste eshte e pafalshme per nje shqiptar te zakonshem e lere me per nje Minister… Kjo do te thote t’i pranosh tezat dhe pretendimet e Serbise per “Kosoven serbe”, per “Maqedonine sllave”, per “Greqine greke”…!!
Prandaj, do te thoja se shqiptaret qe deshirojne, angazhohen dhe besojne ne ribashkimin e Shqiperise (e cili shqiptar nuke beson dhe nuk angazhohet?) nuk jetojne ne nje bote tjeter, por ne boten shqiptare… Keshtu thoshin dikur edhe ca te tjere si puna e ketij Ministri axhami, kur shqiptaret perpiqeshin dhe luftonin per clirimin e Kosoves…! Madje nje shkrimtar yni, te cilin me te drejte e mbajme per shkrimtar te madh, ne vitin 1996 apo 1997 deklaronte: “Ata shqiptare qe besojne se Kosova mund te clirohet me lufte te armatosur ose jane te semure psiqike, ose jane bashkepunetore te Serbise”!! (Me duket qe e citova sakte…). I njejti me vone ata qe besuan dhe luftuan me arme ne dore per lirine e Kosoves i quante “dalezotes te Kosoves”…
Shqiptari ka vetem nje bote: Shqiperine. Bota e cdo shqiptari eshte Shqiperia, e cila nuk eshte as e madhe dhe as e vogel, por eshte Shqiperi… Ata qe nuk jetojne ne kete bote i takojne nje bote tjeter (joshqiptare)… Kudo ku jetojne edhe sot shqiptaret eshte toke shqiptare dhe quhet Shqiperi… Une dhe cdo shqiptar qe jeton jashte kufijve te Republikes se Shqiperise (shtetit) ndjehet se jeton ne Shqiperine e tij dhe se eshte shqiptar i Shqiperise njesoj si Bushati dhe bushatet tjere ne Tirane, Shkoder, Gjirokaster, Elbasan… Shqiperia e Bushatit (Republika e Shqiperise) eshte vetem nje e katerta e Shqiperise gjeografike, gjuhesore, historike, kulturore, kombetare aktuale… Bushati dhe cilido politikan e qeveritare shqiptare ka detyrim ndaj kombit dhe Shqiperise se tyre te copetuar qe te pakten (nese nuk munden me shume…!!) te mos sherbehen me propaganden, parullat dhe zhargonin e qeverive fqinje shoviniste kunder deshires dhe kerkesave te drejta te kombit te tyre… Kerkesen per ribashkimin e kesaj Shqiperie te vogel, qe ka mbetur nga dhuna, terrori, gjenocidi dhe holokausti i fqinjve tane te mos e kualifikojne si kerkese per “Shqiperi te Madhe” se eshte mungese krenarie kombetare, eshte turp e faqja e zeze perballe urrejtjes, egersise, propagandes, politikes, diplomacise dhe fushates shoviniste (fashiste) te qeverise serbe… Mendoj qe nje Minister i tille nuk do te duhej te shkonte ne Beograd, sepse e ka humbur “betejen” qe ne Tirane… Apo beson se me keto deklarata ka fituar simpatine e Beogradit?!! Naivitet i skajshem…

Nga: Xhevat BISLIMI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu