Shqiptarët e veriut shqyrtojnë mundësinë e shpërnguljes

1
325

veriu

Në Komunën e Leposaviçit, ndodhen tri fshatra shqiptare, Bistricë, Cerajë e Vllahi, të cilat në katër anët janë të rrethuar me fshatra të populluara me serb. E lajmet që morën ditëve të fundit për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk u priten mirë.

Disa prej banorëve të këtyre fshatrave thanë për Gazetën Fjala, se e ndjejnë vetën të pa sigurt, dhe se ndjehen të frikësuar nga krijimi i “Zajednices”.

“Neve s’po na vetë kush, e as s’po na vizitojnë. Po ndjehemi të pasigurt”, tha për Fjalën, Nezir Bistrica nga fshati Bistricë.

E njëlloj shprehet edhe Avni Halili, banor i fshatit Cerajë, i cili me shqetësim thotë se i ka përcjellur zhvillimet e fundit në Kosovë e Bruksel.

“Jemi të frikësuar, sepse kurrë nuk erdh dikush e me na pyet se çka po mendojmë e si po ndjehemi. Jemi të harruar” ka thënë ai.

Ai tutje ngritë edhe një shqetësim, dhe tregon se nuk i pëlqen e ardhmja që po e mendon, sepse mund të jenë të detyruar,sipas tij, ta braktisin fshatin dhe të vijnë në Mitrovicë.

“Nëse del siç po flitet në televizion, neve nuk ka mbetet tjetër veç me u shpërngulë”, vazhdon Avni Halili.

Ngjashëm mendon edhe nënkryetari i Komunës së Leposaviçit, Xhemshit Bekteshi.

Ai, duke folur me rezerva, meqë është pjesë e qeverisjes komunale të Leposaviçit, shprehet se nuk është gjithçka në rregull.

“Puna nuk është mirë, e tjetër s’muj me thanë asgjë” ka thënë Bekteshi, për Gazetën Fjala.

Ndryshe, fshatrat e banuara me shqiptarë në komunat veriore, qe një kohë janë të lëna pa mbështetje.

Deri para një viti, Qeveria ju kishte siguruar atyre një autobus që i barte për në Mitrovicë, ndërkaq tash e një vit ata kanë mbetur të izoluar, pasi edhe autobusi i vetëm që kalonte nëpër atë pjesë, nuk kalon më.

1 Koment

  1. NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS SË SHQIPËRISË, NUK PO VEPRON DORA E SHTETIT, TË QEVERISË, “KOSOVARE” TË ISË-HASHIMËVE!

    Kur andej kah veriu më i largët i Kosovë-Shqipërisë, qe 16 vite mungoi dora e fuqishme e shtetit shqiptar, fshatarët atdhetarë/e të atyre anëve, shumë e kanë zor të qëndrojnë aty,
    përballë vuajtjeve të jetës, papunësisë dhe varfërisë, andej nuk kanë munguar, as nuk mungojnë dhe rreziqet nga sulmet barbare serbe!…
    Tash, shtrohet pyetja?
    Kush po i mbronë ata njerëz të devotshëm?!
    Policia shqiptare?-JO!
    Ushtria shqiptare,-JO!
    E, si mund t´u besohet kriminelëve serbo-çetnikë, të strukturave paralele që e kanë kontrollin andej?!
    Besoj, kjo nuk do shpjegime?!!!
    Êshtë koha e fundit:
    T´u gjendemi pranë, vëllezërve e motrave tona në ato troje të lashta shqiptare,ng këto aspekte, -sa nuk është bërë tepër vonë!
    2. Dhjetor, 2015

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu