Shqiptarët që po mbahen peng nga Al-Kaeda (VIDEO)

0
97

Shumica e shqiptarëve që luftojnë në Siri gjenden në veri të këtij shteti, gjegjësisht në kufirin e Sirisë më Turqinë në provincat Idlib dhe Alepo. Në provincën Idlib ka ndodhur vrasja e 34 të huajve.

Në bazë të një skenari të njohur, shumica e vullnetarëve shqiptarë kanë përfunduar në tokën siriane duke udhëtuar përmes Turqisë.

Si rezultat i përplasjeve me rebelët vendas dhe jo me forcat e presidentit Bashar al-Assad, pretendohet se ka edhe shqiptarë të tjerë që janë vrarë të hënën në veriperëndim të Sirisë.

Burimet raportojnë se në një përpjekje të grupeve rebele për ta pastruar lëvizjen e tyre nga njerëz të Al-Kaeda-s, kanë vrarë në një aksion 34 luftëtarë të huaj në Siri, transmeton ora info.

Burime të tjera kanë shpjeguar se disa nga të vrarët janë shqiptarë dhe Grat e tyre tani i kan marr Grupet Rebele te Siris gje që esht e njohur tek Radikalet Islamik ku shpesh Grat vejusha i perdorin për Vetefflijim duke i mbushur me Eksploziv për te bere vrasje ne brendsi te Objekteve te Pushtetit.

Në një video të postuar në “YouTube” flasin katër persona, tre prej tyre flasin në gjuhën shqipe. Ndërsa një tjetër, flet në arabisht, ai tregon për problemet që kanë nisur ndërmjet grupeve rivale që luftojnë kundër forcave të Assad-it dhe siambas gjitha gjasave siq shihet ne Video, keta Shqiptar duket te jene te shtyer te flasin ate qfar ju esht thene te flasin.

“Më thirrën mua si shqiptarë që të dëshmoj që nuk ka asnjë problem te familjet tona. Mua më kanë pritur shumë mirë këtu”, – thotë ai.

Nëpërmjet videos ata na pohojnë se nuk e kanë aspak problem të jetojnë në Siri.

“Jam Abu Alban. Familjet tona janë në Siri, ato gëzojnë shëndet të plotë. Ne kemi ardhur këtu për të luftuar për hir të Allahut, por jo për të vrarë njëri-tjetrin”, – është shprehur njëri prej tyre.

http://www.youtube.com/watch?v=E4HYhy6nyt8


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu