Shqiptari nga Moska dhuron 1 milion euro për Luginën

0
240

Një shqiptarë nga Bujanoca, Behar Emini i cili jeton dhe vepron në Moskë të Rusisë, mbrëmë i dhuroi 1 milion euro, në kampanjën e organizuar nga RTK, për ndërtimin e 100 shtëpive për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ky është shembulli më i mirë edhe njëherë se shqiptarët janë popull solidar dhe i gjenden pranë njëri tjetrit atëherë kur kanë nevojë më së shumti.

Aksioni i ndërmarrë nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore i organizuar në hotel “Swiss Diamond” gala mbrëmjen për grumbullimn e të hollave për të ndërtuar “100 shtëpi për Luginën”, u emetua drejtpërdrejt në televizionin publik RTK me moton ,”Të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë, 100 Shtëpi për Preshevën, Bujanocin, dhe Medvegjën”. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu