Shqiptari vritet me thikë në Gjermani, sapo del nga shtëpia

0
363

vrasja-ne-gjermani

Një shqiptar është vrarë ndërsa rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Ai ishte sulmuar nga disa persona tunizianë, ndërsa policia tha se shiu ka fshirë shumë gjurmë nga krimi.

Siç shkruan “Focus.de”, disa persona të panjohur kanë qëlluar me thikë një shqiptar në në Leipsing të Gjermanisë. Personi është vrarë rreth orës 5:47 minuta të mëngjesi të së premtes, ndërsa shqiptari ishte duke dalë nga shtëpia.

Qytetarët kanë njoftuar policinë pak para orës 6:00 të mëngjesit të së premtes, se në lagje ka pasur një sherr. Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës i policisë gjermane.

Polica rrethoi zonën përreth vendit të ngjarjes. Por, reshjet e shiut kishin bërë që gjurmët të fshihen.

Ende nuk janë dhënë detaje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, se nga kush është sulmuar shqiptari dhe cilat janë motivet e kësaj ngjarjeje.

auto-vrasja-gjermani
Kufoma e Shqiptarit te vrare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu