Si të dilet nga kjo krize e vetevrasjes poltike ……….. ?

0
191

 

Mustafe Krasniqi

Mbështetur në shqetësim e popullit, të njerëzve të ndershëm, që e duan jetën e lirë dhe të pabrenga, mbi të gjitha shtetin e lirë me të gjitha elementet që duhet t’i ketë një shtet, e aq më tepër kur bëhet fjalë për një popull që ka një fisnikëri nga pellazgjikja, popull që ka shpërnda në tërë Evropën kulturën e parë njerëzore.

Duke ndarë këtë shqetësim me njerëzit e ndershëm ata që bëjnë përpjekje për të dhënë nga vetja të ndershmen, kulturën punën, moralit dhe logjikën mbi ndërtimin e shtetit dhe mbi të gjitha për të vë në binar të qëndrueshmërinë e saj, sikur kjo pjesë po anashkalohet, apo qëllimisht po pengohet nga vetëvrasësit e politikës ditore.

Nëse në ndonjë shtet demokratik rrëshqet nga binarët politika atëherë drejtuesit e saj nga morali që kanë do të kërkojnë mundësi tjera, së pari duke e ndëshkuar vetën me dorëheqje dhe tutje duke kërkuar zgjidhje për të gjetur mundësi që së bashku me të zgjedhurin tjetër ta riparojnë atë rrëshqitje që edhe mund të jetë pa fajin e drejtuesit. Kjo mendësi te politika shqiptare e konkretisht te ajo e Dardanisë së vjetër-Kosovës së sotme sikur po shkon në “bythë e krye”, siç thotë popull. Realisht kur analizon se kush bënë politik dhe kush drejton politikën të vë në pyetje se a mund të zhvillohen synimet e popullit për një shtet çfarë ata e kanë dëshiruar dhe bijtë e saj ia kanë kushtuar jetën? Me të drejtë them se jo, nga fakti që nga fillet e para të shtetësisë kemi hasur te politikan karrieristë dhe në politikan që janë orvatur me çdokush ta pastrojnë emrin pa u diktuar nën setrën e politikave karrieristë dhe në kohën e krijimit të shtetësisë duke e luftuar me çdo kusht hapjen e dosjeve të kaluar me qëllim që sa më vonë të hapen dosjet aq më tepër kjo shtresë e politikës titiste do të gëzonin përkrahje në popull duke u tërhequr si “qimja nga tëlyeni”, siç thotë populli, gjë që edhe e kanë arritur në saje të atyre që merrnin vetën për të ndershëm dhe përfaqësonin zërin e luftës së bërë për një shtet funksional dhe të dëshirueshëm.

Duke u thelluar në qëllimin e shkrimit po fillojmë nga vetëvrasja politike që po bëhet në Kosovë, e që mund ta vështrosh nga cila do prizëm, nga fakti se gjendja politike dhe mungesa e politikanëve të arsyeshëm dhe të moralshëm po mungojnë dhe nga kjo mungesë vije e tërë kjo rrëshqitje politike deri në greminën e fundit, që për fat të keq po e pëson populli dhe në anën tjetër po përfitojnë ky lloj i politikanëve të papërgjegjshëm që e kanë Katandisur vendin deri çmenduri.

Shtrohet pyetja pse të gjitha këto dështime…?

Dikush e arsyeton se jemi shtet i ri, dikush tjetër kemi dalë qyl nga lufta, të tjerët ia hedhin fajin të huajve, gjë që nuk janë pa faje, por fundi i fundit janë të huaj dhe nuk është shteti ti tyre, ndërsa disa tjerë shkojnë në arsyeshmëri se ka ndikuar provoja e ndërtim-shtetit nga politikëbërsit e rinj, të tjerët hedhin gur në çdo pore të politikës, duke i quajtur hajna, të korruptuar, të pamoralshëm, dilenxhi, fajdexhi dhe çka jo tjetër të mundshëm, e që për fat të gjitha këto e kanë prekur sado pak setrën e politikanit, e siç thotë populli: “ Nuk po na del asnjë i pastër, të gjithë të fëlliqur…”.

Krahas kësaj që përmenda më lart do të ndalem te një veçori e veçantë që e ka sjellë politikën dhe politikëbërsit deri në këtë shkallë, sa të kenë humbur besimin e popullit. Kjo veçori është në radhë të parë papërgjegjësia e tyre, madje këmbëngulje se unë dhe vetëm unë duhet të jem aty… e ajo më keqja që qendrën është që nuk e pranonte se nuk ka kapacitet politikë dhe me këtë mendësi mendon se tashmë është zot dhe mund të bëjë çdo gjë që thotë nga fakti në saje të kësaj mendësie krijon grupime dhe rrethana të favorshme me të gjitha format e mundshme e deri te ato jo njerëzore e demokratike për të qëndruar aty ku dëshiron. Kurse në anën tjetër ky grupim politikanësh rreth vetës kanë mbledhur të dëgjueshëm, të afërm, të zënë bisht me derë, e deri te tezet e Dajt që lirshëm mund të thuhet se në Kosovë kemi një mendësi të politikës së përvesuar nga grupimet e interesit, qofshin ato partiake apo shtetërore.

Pra, nga ky fakt vije deri te dështimi dhe humbja e besimit në popull, pse dhe jo deri te rrënimi i një demokracie realiste që duhet ta kishte shteti ynë-Kosova.

E si mund të dilej nga kjo krizë e vetëvrasjes politike?

 Na kjo krizë e vetëvrasjes politike mund të dilet në forma të ndryshme:

  1. Duke e kuptuar politikanët se njëanshmëria, papërgjegjësia dhe premtimet në erë janë vetëvrasja e një politike të mirfillshëme dhe të ndërgjegjshme, sidomos lojaliteti me fatin e popullit është njëra nga faktorët kryesor që e qon vendin në një përmbysje të fundme. Për t’i ikur kësaj krize të vetëvrasjes politike duhet që të krijohet një mendësi tjetër, mendësia e ndërgjegjshmërisë, afria dhe hapja me popullin për çdo problem, diskutimet dhe shpërndarja e përgjegjësisë në popull sikur edhe të krijon një mekanizëm tjetër jashtë politik e partiak, që në fakt kjo detyrë do t’i kishte takuar Akademisë, por mjerisht ne në Kosovë kemi Akademi për paga e jo për problemet madhore të popullit, e ajo që duhet të jetë e ngritur profesionalisht dhe të jetë këshilluese e Qeverisë, Kuvendit dhe Kryetarit.

Në fakt deri me sot të gjitha këto dështime kanë ardhur në saje të mos ekzistimit të këtij mekanizmi që duhet të jetë vetëm në interes të shtetit dhe për shtetin.

  1. Për këtë kanë përgjegjësi të madhe mediat, qofshin ato elektronike apo të shkruara, analistë përfaqësuesit e shoqërisë civile, si dhe vetë popullata që shpesh bie në gracën e mashtrimit dhe kurrë njëherë nuk e koncepton realisht interesin e vet, po mbi interesin e vet e vë interesin e politikanit, gjë që në shtetet demokratike së pari shihet interesi i përgjithshëm madje ai i politikanit.

Pra, për të qenë sa më korrekt fatkeqësisht në disa media tona shpërfaqet rrena, mbjellët hutija, futet përçarja, madje-madje shkohet edhe më tutje deri atje ku edhe devijohet interesi i popullit për interesa të ngushta të tyre. Ajo që është edhe më e dhimbshmja është se kemi analist që i thonë vetës analistë, që nuk merren me faktin por flasin për faktin pasi ajo të ketë mbaruar. Për këtë kjo mendësi duhej të hiqet nga interesat e ngushta dhe t’i rreket interesit të përgjithshëm, sepse në shtetet demokratike polic kryesor i së keqes janë mediat, shoqëria civile dhe analistët e ndërgjegjshëm. Andaj pa këtë vetëdijen dhe ndërgjegjësim nuk mund ta luftojmë të keqën që e ka vë në pikën e hallit popullin dhe shtetin.

A mundim të dalim nga ky kolaps i vetëvrasjes politike…?

Nga ky kolaps i politikës vetëvrasës dilet duke e kuptuar në koncept definicionin e përgjegjësisë dhe atë të moralit, madje i dhënë hapësirë korrektësisë dhe drejtësisë, me mendësinë e zhvillimit të shtetit në harmoni me interesat e përgjithshme duke i vë në lëvizje të gjitha instancat vepruese në veprim të ligjit që i shkojnë në dobi shtetit dhe popullit në bashkëpunim me të gjithë faktorët ndihmues që janë mediat, shoqëria civile, analistët dhe me mekanizmin jashtë politikë e partiak po që është në funksionin e këshillëdhënës, si dhe shpërndarja e përgjegjësisë në bashkëpunim me populli.

Kur flas për nocionin shpërndarje ndalemi te transparenca me popullin , nëse popullit nuk i bëhet lojë po i thuhet realja si p.sh, thua në të gjitha takimet politike deri më sot popullit nuk iu është dhënë transparenca e duhur, po që edhe nëse iu është dhënë ndonjë informatë iu është dhënë jo e saktë dhe shpesh mashtruese, që në fund është arsyetuar se të huajt e kanë në dorë, siç po ngjet edhe me Gjykatën speciale (gjë që dhe është e tmerrshme njëanshmëria e saj ku është thjesht një huti. Nëse do të pasqyrohej realisht e të merrej mendimi i përgjithshëm politika do ta kishte më letë të vepronte, por në fakt për fat të keq që pas Rambujes e deri më sot populli është mashtruar dhe kurrë nuk iu është thënë e vërteta që me këtë të vërtetë të lirohej politika dhe të veproi me besimin e popullit nga që me të ka qenë transparente.

Kjo transparencë në vend demokratike ndodh nëse edhe rritën pensionet e mos të flasim kur është në pyetje interesi madhor i shtetit.

Atëherë për të shpëtuar nga vetëvrasja politike, që po e shëmton shtetin dhe në tërësi kombit kërkojmë që politika të pendohet për të bëmat e papërgjegjshme dhe të vihet në interes të përgjithshëm duke e riparuar të keqen me mendësinë e ndryshimit për interesin e përgjithshëm të shtetit-kombit.

Koha po ik, populli po lodhet, Mitroviça po plaket me plagët e pashërueshme, e drejta elementare për të jetuar aty ku ka shtëpinë tokën dem baba dem shqiptari po i cenohet në saje të politikës dështues, madje qytetari i saj nuk është i sigurt të marr rrugën për ku ka qëllimin sepse është në drojë se do ta ndalin, e do ta burgosin sipas politikës kriminale të shtetit kriminal të Serbisë e cila sillet sikur të jetë zot i kësaj toke. E tërë kjo ndodhë vetëm pse është e papërgjegjshme klasa politike-ditore.

Shkruan: MustafeëKrasniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu