Si ua ngriti kurthin Iran Badalli policëve që i shkuan në shtëpi pas thirrjes telefonike të vajzës

0
190

Po ushtronte dhunë ndaj fëmijëve të mitur, vajzës 7 vjeçe dhe djalit 11 vjeçar. Kur policia u nis për ta bastisur shtëpinë dhe arrestuar Iran Badallin në Zhur të Prizrenit, pas një thirrje telefonike nga vajza, ata u zunë në befasi.

Irani, një person me dosje të trashë kriminale dyshohet se montoi eksplozivin në derën e hyrjes nga shpërthimi i të cilët mbeti i vrarë polici Sami Thaçi ndërsa një koleg i tij u lëndua rëndë. Pa lëndime nuk shpëtoi as djali i Iranit.

Gazeta Express, gjatë gjithë ditës së mërkurë, ka qëndruar në këtë fshat ku ka marrë rrëfimet e fshatarëve për Badallin dhe familjen e tij.

Ata kanë treguar se Iran Badalli para rreth tetë muajve ishte ndarë nga gruaja e tij me të cilën kishte tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Dy fëmijët vajza rreth 7 vjeçe si dhe djali 11-vjeçar kishin qenë duke jetuar me të atin në një shtëpi dykatëshe në fshatin Zhur të Prizrenit.

Ndërkohë një fëmijë tjetër i çiftit, mashkull, rreth një vjeç kishte qenë me nënën e tij duke jetuar tek familja e saj në një fshat ngjitur me Zhurin.

Policia shkoi në shtëpinë e Badallit pasi i thirri vajza 7 vjeçare e tij

Rreth orës 19:00 të 28 janarit, Irani kishte shkuar në shtëpinë e tij. Aty kishte qenë djali dhe vajza e tij 7-vjeçare. Sipas fqinjëve të Iranit ai vazhdimisht kishte ushtruar dhunë në dy fëmijët e mitur. Ishte vajza 7-vjeçare e të dyshuarit ajo e cila e kishte njoftuar policinë e Kosovës për dhunën që po e ushtronte ndaj tyre prindi i saj.

Pak minuta pas orës 20:00, pas thirrjes së pranuar nga vajza, zyrtarët e Policisë së Kosovës me dy vetura u nisën drejtë vendit të ngjarjes.

Njësitet e forenzikës në vendin ku ndodhi shpërthimi-Zhur, 29 janar 2020

Në shtëpinë e vjetërsuar dy katesh në rrugën ‘Shaqir Zhuri’, të fshatit Zhur të Prizrenit, gjendeshin dy fëmijët e Iranit, të cilët nuk dilnin jashtë derës së dhomës së ndejës së asaj shtëpie.

Arsyeja e qëndrimit të tyre brenda shtëpisë kishte qenë e frikshme.

Në derën hyrëse të shtëpisë, Iran Badalli dyshohet se kishte montuar eksploziv që do të shpërthente porsa të hapej dera.

Polici, Sami Thaçi i cili vdiq gjatë aksionit policor

Drejt shtëpisë së Iran Badallit ishin nisur disa zyrtarë të njësitit të specializuar të Policisë së Kosovës. Nga ta edhe Sami Thaçi e Artur Mrasori, bashkë me tre kolegë të tjerë.

Por në vendin e ngjarjes, derisa po tentonin që ta arrestonin të dyshuarin Iran Badalli, policët ranë në kurth – eksploziv, të cilin i dyshuari besohet se e kishte montuar në derën hyrëse të shtëpisë së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu