Silvio Berluskoni zotohet se do të largohet në përfundim të mandatit

0
121

Kryeministri i Italisë,Silvio Berluskoni është shprehur se nuk do të garojë për një mandat tjetër në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2013-të. Berluskoni në një drekë me gazetarët e huaj, në Romë, është shprehur se do të tërhiqet nga politika në fund të mandatit. Berluskoni ka sugjeruar se Angelo Alfani, 40-vjeçari që mban postin e ministrit të Drejtësisë mund të jetë lideri i ardhshëm i partisë së Berluskonit. Ai tha se është viktimë e kohëzgjatjes së çështjeve gjyqësore. Në këtë prizëm Berluskoni bëri të ditur se synon të realizoi planin e tij për ndryshimin e sistemit gjyqësor deh kushtetutën e Italisë, para se të largohej nga politika. Kryeministri i Italisë deri më tani i ka mbijetuar një numri të shumtë skandalesh dhe gjykimesh penale.

Ndërkohë, Dhoma e ulët në Parlamentin Italian ka miratuar një ligj që shkurton kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore. Kjo do të thotë se çështja kundër kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni për korrupsion mund të përfundoi. Kjo masë u miratuar me 314 pro dhe 296 kundër dhe me ulërimat dhe bërtitjet e politikanëve të opozitës. Ata e kanë cilësuar këtë ligj si “katastrofë” dhe i porositur për Berluskonin. Ndërkohë, Ligji që kaloi në dhomën e ulët të parlamentit, tashmë për tu miratuar kërkon votën e senatit Italian, ku Berluskoni ka një mazhorancë të qëndrueshme. Ligji do të shkurtoi kohëzgjatjen e çështjeve gjyqësore për njerëzit të cilët nuk kanë pasur precedent të mëparshëm.

“Ligji i radhës”
Opozita ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë se ligji që shkurton disa çështje do të ndihmojë në rregullim e sistemit të drejtësisë në Itali. “Është detyrë e jona të bëjmë që njerëzit të kuptojnë turpin e kësaj mase, e cila tregon mospërfillje absolute për problemet e vërteta që ka vendi” tha kreu i Partisë Demokratike, Pier Luigi Bersani.

Antonio Di Pietro, ish gjyqtar që ka qenë pjesë e opozitës, e ka cilësuar këtë ligj si “ligji i kushedisatë për të shpëtuar Berluskonin nga gjyqi”. Jashtë parlamentit në Romë është mbajtur protestë. Qytetarët besojnë se një ligj i tillë do të shkaktojë probleme pasi rrezikohet edhe ndërprerja e çështjes “për përplasjen e trenit në vitit 2009”.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakTakim sekret Shqipëri-Greqi
Artikulli tjetër5 me 3

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu