Siri, forcat e sigurisë qëllojnë mbi përcjellësit e të vdekurve

0
291

Forcat e sigurisë në Siri kanë qëlluar për vdekje së paku 12 persona, në një protestë-funeral kundër qeverisë. Ndërsa të paktën 75 njerëz janë raportuar të vdekur të premten, dita më e përgjakshme në këto javë të protestave në këtë vend. Dy deputetë dhe një zyrtar i komuniteti musliman, kanë dhënë dorëheqjen.

Protestat po njohin një nivel tjetër pas heqjen së ligjit të emergjencës nga presidenti, Basha al-Assad. Mendohet se së paku 280 njerëz të kenë mbetur të vdekur që prej fillimit të protestave në Siri.

Me pamundësinë për të pasur gazetarë të huaj në Siri, numri i viktimave është raportuar nga dëshmitarë, aktivistë të opozitës apo nga grupe për të drejtat e njeriut në vendngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu