Siri, vritet gazetarja japoneze

0
221

Damask, 21 gusht – Një gazetare japoneze, Mika Yamamoto, është vrarë teksa raportonte për luftimet në Alepo të Sirisë, ka bërë me dije Ministria e Jashtme japoneze. Zonja Yamamoto, 45 vjeç, ishte një korrespondente lufte për agjencinë “Japan Press”, me seli në Tokio. Në momentin që u vra ajo ishte bashkë me një koleg, i cili identifikoi trupin për autoritetet, njofton më tej një zëdhënës i ministrisë.

Ende nuk dihet me saktësi momenti i vrasjes, por lajmi filloi të qarkullonte mbrëmjen e së hënës. Trupi i saj është transferuar në Turqi, ka deklaruar Masaru Sato, një përfaqësues i diplomacisë japoneze për “Associated Press”.

Në një lajm të publikuar në agjencinë e lajmeve “Kyodo News”, Yamamoto përshkruhej si një gazetare veterane dhe fituese e shumë çmimeve. Ndërsa “Japan Press”, një agjenci që prodhon dokumentarë dhe lajme televizive, nuk ka bërë ende një koment për ngjarjen. Sipas faqes së internetit të kompanisë, zonja Yamamoto, që ishte bashkuar me agjencinë në vitin 1995, kishte eksperiencë në mbulimin e luftërave pas Irakut dhe Afganistanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu