S’ka konstituim të Kuvendit të premten?

0
98

Kuvendi

Ka pak shpresë, që me 12 Shtator të konstituohet Kuvendi.

Partia Demokratike, në favor e ka vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e blloku LDK-AAK-Nisma, pas marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje, përbejnë shumicën parlamentare. Asnjëra palë, nuk po lëshon pe.

PDK synon të parin e Kuvendit me Arsim Bajramin, ndërsa Blloku me Isa Mustafën.
Ish-kryeparlamentari, Nexhat Daci nuk asht optimist se të Premten ka me u konstituue Kuvendi.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i ka dhanë mundësi PDK, me ble kohë.

“Nuk e besoj sepse mendoj që Kushtetuta i ka dhanë me të drejtë përparsi kandidimi për kryetarë të Kuvendit, nuk i ka përkufizimet e ravizueme kushtetutese që vetëm nji kandidat mundet me propozue”, tha Daci.

E për daljen nga kriza, Daci banë thirrje për një unitet, ku Qeveria dhe Kuvendi kishin me u drejtuar nga Bllokut e Vetëvendosjes, ndërsa PDK’s me ju la presidenca.

“Marrëveshje që të ndahen resorët. Jo me dhunë e jo me kërcënime. Kryetarin e Parlamentit dhe Qeverinë t’i merr blloku opozitar. Vendi i presidentit t’i lihet PDK. Dhe mos t’insistohet nga bashkësia ndërkombëtare ose dikush tjeteër me thanë, që nuk asht kushtetuese”, tha ai.

As analistët nuk shohin rrugëdalje nga kriza, në seancën e 12 Shtatorit.
Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik, nuk e përjashton përsëritjen e seancës së 17 Korrikut. Por, në këtë rast, Selmanaj si zgjidhje të problemit e sheh përfshirjen e Presidencës në këtë situatë.

Njohja e Isa Mustafës për kryekuvendar, dhe me pas mandatimi i Hashim Thaçit si mandatar i qeverisë, kishte me qenë zgjidhja.

“Tani ma varet ma shumë në institucionin e Presidentes, nëse ajo eventualisht ka me pranuar me u bërë pjesë e kësaj rrjedhe. Nëse ajo e njeh si legjitime eventuale zgjedhjen e Isa Mustafës si kryetarë, dhe nëse ajo e propozon mandatarin për themelimin e qeverisë, atëherë mund të ketë shpresë me shkuar në konstituimin e Kuvendit”, tha Selmanaj.

Ndërsa, analisti, Afrim Hoti thotë se seanca e së Premtes ka me qenë nji udhëkryq për vendin.

Nëse Kuvendi nuk konstituohet edhe në këtë seancë, ai thotë se duhet mendue për zgjedhje të reja.

“Nëse do të ishte kjo situatë, mendoj se procesi kishte me degraduar deri në atë masë, sa që pasojat e këtij procesi tanimë kanë me u bërë të pa riparueshme.

Me fjalë të tjera, nga 13 Shtatori, lidershpi i Kosovës do duhej me menduar seriozisht për me u fut në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Hoti.

Ndryshe, gjatë ditës Blloku LDK-AAK-Nisma kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje edhe me Lëvizja Vetëvendosje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu