Skandali i Spiunve të Shqipris

0
188

Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH), ka përgënjeshtruar akuzat për lidhje të kreu të saj, Visho Ajazi me spiunen ruse me emrin Ollga. Thashethemet e publikuara bënin fjalë për një takim “sekret” Ajazi-Ollga në Pakistan. Fotoja e një takimi të tillë duhej se kishte alarmuar NATO-n për mundësinë e rrjedhjes së sekreteve në duart e spiunazhit serb dhe rus.

“Ndjejmë detyrimin për të sqaruar opinionin publik, se janë bërë përpjekje të njëpasnjëshme nga disa media, me qëllim dëmtimin e veprimtarisë institucionale të Shërbimit Informativ të Shtetit, nëpërmjet informacioneve të sajuara, të gënjeshtërta dhe denigruese ndaj Drejtorit të SHISH. Të gjitha këto informacione janë absolutisht të pavërteta. Ato pengojnë direkt apo indirekt ushtrimin e veprimtarisë së këtij institucioni tepër të rëndësishëm të sigurisë kombëtare”, thuhet në reagimin e SHISH-it.

Sqarohet se, do të ndërmerren të gjitha hapat e duhura ligjore, për vendosjen para drejtësisë së autorëve të këtyre shpifjeve, duke ju drejtuar institucioneve kompetente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu